Sunday , January 24 2021
Lajmi i fundit

Tag Archives: Kalimera poetike

Feed Subscription

Maratona kulturore: PËRFUNDON KALIMERA POETIKE, VAZHDON SKENA VERORE

Kalimera poetike

Me prezantimin e shkrimtarit dhe gazetarit Fran Camaj, mbrëmë në Ulqin ka përfunduar „Kalimera poetike“, e 23 me radhë. Me këtë autor bisedoi Nikollë Berisha, derisa kritikja letrare nga Shkodra Arijeta Frlushkaj ka lexuar punimin e vet mbi veprën e Camajt. Këtë manifestim të suksesshëm treditorë e organizoi Shoqata e artistëve dhe intelektualëve „Art klub“, me përkrahjen e Fondit për ... Read More »

Kalimera poetike: MBRËMË LUKO PALETAK, SONTE FRAN CAMAJ

Ljuko Paljetak, Kalimera poetike, Pjesnicka kalimera

Shkrimtari kroat Luko Paletak është prezantuar mbrëmë në natën e dytë të Kalimerës së sivjetme poetike. Në hapësirën e mrekullueshme, në Tregun e robërve, me këtë poet, shkrimtar, përkthyes dhe kritik letrar nga Dubrovniku foli shkrimtari malazez Mirash Martinoviq. Sonte, në natën e fundit të këtij manifestim të bukur, mysafirë është shkrimtari dhe gazetari nga Malësia Fran Camaj. Read More »

Art klub: FILLOI “KALIMERA POETIKE”

Kalimera poetike

Me pjesëmarrjen e shkrimtares së njohur shqiptare Mira Meksi, mbrëmë në Skenën verore në Kala filloi “Kalimera poetike”, e 23 me radhë. Meksi para publikut të shumtë me frymëzim iu përgjigj pyetjeve dhe vështrimeve të kritikes letrare nga Prishtina dr Sazana Çapriqi për punën dhe veprat e veta letrare. Sonte në program është biseda me shkrimtarin Luka Paletko nga Kroacia, ... Read More »

Sonte në Kala: FILLON “KALIMERA POETIKE”

Skena verore, Tregu i roberve, Trg robova

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 29-31 korrik 2015 manifestimin tradicional “Kalimera Poetike”. Edicioni i sivjetshëm, i 23-të me radhë, do të vazhdojë traditën e edicioneve të kaluara, ku kanë marrë pjesë shkrimtarët më të njohur shqiptarë dhe nga vende të tjera. Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtarja Mira Meksi nga Shqipëria, shkrimtari akademik kroat ... Read More »

Prej të dielën: NISIN NGJARJET E RËNDËSISHME KULTURORE

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, Pristan

Panairi i 15 i librit i cili hapet të dielën mbrëma në Ranë do të shënojë fillimin e ngjarjeve të rëndësishme kulturore të cilat ditët dhe javët e ardhshme do të mbahen në Ulqin. Këtë manifestim tradicional do ta hapin kryetarët e Kuvendeve dhe ministrat e kulturës së Malit të Zi, Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku me nikoqirin, kryetarin e ... Read More »

Nga fundi i qershorit: KALIMERA POETIKE

Skena verore, Tregu i roberve, Trg robova

Manifestimi tradicional “Kalimera poetike” do të mbahet këtë vit, për të 23 vit me radhë, prej më 29 deri më 31 korrik, njoftohet nga Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art club”. Mysafirë të kësaj Kalimere do të jenë shkrimtarja nga Shqipëria Mira Meksi, shkrimtari kroat Luko Paletak dhe shkrimtari nga Mali i Zi Fran Camaj. Ato, siç thane organizatorët, do ... Read More »

Mbrëmë përfundoi “Kalimera poetike”: TRE DITË POEZI

Kalimera poetike

Me prezantimin e mbrëmshëm të Beq Cufajt, shkrimtarit kosovar që jeton në Gjermani, përfundoi “Kalimera poetike – Ulqin 2014”, e 22 me radhë. Gjatë këtij manifestimi treditor, të cilin e organizon Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art club”, janë mbajtur edhe mbrëmjet me poeten nga Tirana Luljeta Lleshanaku dhe shkrimtarin malazez nga Herceg-Novi Mirash Martinoviq. Kjo “Kalimera poetike” ishte një ... Read More »

“Kalimera poetike”: MBAHET MBRËMJA E MIRASH MARTINOVIQIT

Nata e dytë e manifestimit tradicional “Kalimera poetike” është dedikuar shkrimtarit të njohur malazez Mirash Martinoviq. Ai në Tregun e robërve në Kala ka folur në mënyrë të frymëzuar për magjepsjen e tij për temat antike, sidomos ilire dhe mbretëreshën e tyre Teuta, për të cilën shkroi dhe roman, miqësinë me poetin e madh nga Prishtina Ali Podrimja dhe shkrimtarët ... Read More »

Ali Salaj: KALIMERA POETIKE – FESTË E ARTIT TË FJALËS

“Kalimera Poetike” shënon sivjet edicionin e 22-të me radhë duke bashkuar krijuesit më të mirë letrarë nga rajoni. Ky është një festival i veçantë i artit, i cili që në zanafillë shfaqi synimin për të ndërtuar një festë të artit artizanal të fjalës. Përgjatë gjithë këtyre viteve u shfaqën vlerësime dhe interpretime nga autorë të njohur si: Ali Podrimja, Dritëro ... Read More »

Në Kala: FILLIM I SHKËLQYER I “KALIMERES POETIKE”

Luljeta Lleshanaku

Në Tregun monumental të robërve në Kala mbrëmë , me prezantimin e poetes nga Tirana Luljeta Lleshanaku, ka filluar “Kalimera poetike – Ulqin 2014”, e 22 me radhë. Bisedën me shkrimtaren brilante shqiptare (të lindur në vitin 1968), e cila deri tani ka publikuar shtatë libra dhe shpesh është shpërblyer për arritjet letrare në vend dhe jashtë, e bëri publicisti ... Read More »

Scroll To Top