Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Tag Archives: KF Federal

Feed Subscription

Futboll: FEDERALI NË PLEJ-OF

Tre xhiro para përfundimit të garës së sivjetme në Regjionin jugor të futbollit, Federali ka siguruar vendin e parë në tabelë dhe pjesëmarrjen në plej-of. Futbollistët e këtij klubi kanë luajtur dje barazim 1:1 me skuadrën e “Hajdukut” të Tivarit. Read More »

Kupa Pavarësia: PRISHTINA FITUESE, FEDERALI NDALET NË GJYSËMFINALE

Prishtina është fituesja e edicionit të pestë të “Kupës Pavarësia”. Klubi i kryeqytetit të Kosovës arriti të mundë në finalen e Vlorës, Flamurtarin me rezultatin 8-7 nga pika e bardhë. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Federali humbi nga Flamurtari i Vlorës me rezultatin 2:0. Edhe pse eksperienca dhe kualiteti ishin në anën e futbollistëve nga Vlora, të cilët garojnë në ... Read More »

Federali prapë dominues: FITORE E LEHTË NDAJ ORJENIT

Stadiumi, Stadion, Futboll, Fudbal

Futbollistët e Federalit fituan të dielën, në xhiron e 11 të Regjionit jugor të futbollit, para tifozëve të vet, me rezultatin 2:0, skuadrën e Orjenit. Golat për vendasit i shënuan Gurzakoviq dhe Alibegu. Federal udhëheq bindshëm në tabelën e “beton ligës” me 27 pikë, gjegjësisht me nëntë fitore. Në dy xhiro skuadra jonë ishte e lirë. Read More »

Fitore e lehtë e Federalit në Tivar: SLOGA RIVALE E PABARABARTË

Futbollistët e Federalit kanë fituar të dielën në Tivar ekipin e vendasve të „Slogës“ me rezultatin 5:1. Golat për skuadren e Ulqinit i shënuan nga dy Mollabeqiri dhe Gurzakoviq, ndërsa një Axhemoviq. Federali bindshëm udhëheq në tabelën e Regjionit jugor të futbollit me 21 pikë, gjegjësisht me shtatë fitore nga të gjitha ndeshjet e luajtura deri tani. Read More »

Skuadrat e Ulqinit në fundjavë: BASKETBOLLISTËT NË NIKSHIQ, FUTBOLLISTËT NË TIVAR

Në xhiron e tretë të Ligës së parë Erste të basketbollit “Ulqini” do të jetë mysafirë i “Sutjeskës” nga Nikshiqi. Mbas dy xhirove ekipi ndodhet në vendin e katërt me tre pikë, një fitore dhe një humbje. Në xhiron e ardhshme të Regjionit jugor të futbollit Federali do të jetë mysafirë i “Sllogës” nga Tivari i moçëm. Federali deri tani ... Read More »

Fitore tjetër e Federalit: BRESHËRI GOLASH NË PLAZHIN E MADH

Federali i Ulqinit të dielën para tifozëve të vet me rezultatin 5:3 e fitoi  lehtë ekipin e Hajdukut nga Tivari. Golat për vendasit i kanë shënuar Peraziq, Molabeqiri, Gurzakoviq dhe Alibegu, ndërsa në rrjeten e portierit të Hajdukut ka përfunduar dhe një autogol. Federali bindshëm udhëheq në tabelën e Regjionit jugor të futbollit, me tetë pikë më shumë se skuadra ... Read More »

Futboll: FEDERAL TË DIELËN ME HAJDUKUN

Bindshëm i pari në Regjionin jugor të futbollit, Federali i Ulqinit takohet të dielën me Hajdukun e Tivarit. Pritet që në fushën e vet Federal do të arrijë edhe një fitore të lehtë. Ndeshja fillon në ora 13.30. Por, suksesin në “fushën e gjelbër” nuk e përcjell përkrahja adekuate e komunitetit. Bile as ajo marrëveshje që u arrit me vetëqeverisjen ... Read More »

Edhe një fitore e lehtë e Federalit: ORJENI AS DERI NË GJUNJË

Federali i Ulqinit të dielën arrite edhe një fitore të lehtë, të pestën me radhë në garën e Regjionit jugor të futbollit. Futbollistët e ekipit tonë si mysafirë bindshëm fituan Orjenin me rezultatin 3:0. Golat për Federal i shënuan Koçoviq, Pereziq dhe Mollabeqiri nga njëmbëdhjetëmetërshi. Tani më gati nuk ka dyshim që kjo skuadër vitin e ardhshëm do të garojnë ... Read More »

Scroll To Top