Friday , December 13 2019
Lajmi i fundit

Tag Archives: Komuna e Ulqinit

Feed Subscription

Hetimi: PROKURORIA SHTETËRORE PO PUNON NË “RASTIN KINO BAHÇJA”

Kino bahcja, Kino basta, Fama

Disa këshilltarë në Parlamentin e Ulqinit të premten, me kërkesë të Prokurorisë së lartë shtetërore, kanë dhënë deklaratat në hapësirat e policisë së Tivarit rreth dijenive të tyre për “rastin Kino bahçja”, derisa disa do ta bëjnë këtë gjë në fillim të javës së ardhshme, mëson Portali Ul-info. Deklaratat më herët i kanë dhënë edhe shumica e ish anëtarëve të ... Read More »

Komuna: TË MIRAT DETARE MBLODHËN NË ULQIN 914.000 EURO

Morsko dobro

Përfaqësuesit e NP  „Të Mirat Detare“ qëndruan në vizitë zyrtare në Ulqin. Drejtori i këtij kolektivi Mihailo Gjuroviq dhe bashkëpunëtorët e tij që këto ditë po vizitojnë komunat bregdetare u pritën nga kryetari Fatmir Gjeka, kryetari i Kuvendit Fuad Haxhibeti, drejtoresha e Organizatës Turistike dhe sekretarët e sekretariatëve të Komunës. Ata bashkarisht shqyrtuan investimet që ka berë kjo ndërmarrje gjatë këtij ... Read More »

Gjeka: DO TË NDËRTOJMË FABRIKËN PËR PASTRIMIN E UJIT

Fatmir Gjeka, Fatmir Djeka

Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka paralajmëruar se së shpejti do të nis realizimi i projektit të ndërtimit të fabrikës për pastrimin e ujit nga burimi. Analizat të cilat po kryhen tash një muaj tregojnë se disa puse në burimin Lisën Borë kanë sasi të lartë të manganit, kështu që uji prej tyre është i papërdorshëm për konsum ... Read More »

A.Ibrahimi: KONTRATA ME KfW BANKËN JAVËN E ARDHSHME

Agron Ibrahimi

Koordinatori i komunës së Ulqinit për realizimin e projektit me bankën gjermane KfW Agron Ibrahimi ka thënë se në dhjetë ditët e ardhshme do të nënshkruhet Kontrata për transferimin e 18 milion eurove për ndërtimin  rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në Ulqin. Kontratën do ta nënshkruajnë përfaqësuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Ministrisë së financave, Vodacom-it dhe ... Read More »

Shtoj: INCIDENT TJETËR, NGA POLICIA PARALAJMËROJNË MASA RADIKALE

Opstina Ulcinj, Komuna e Ulqinit

Në rrugën e cila prej Ulqinit çon në Adë, në Shtoj, të hënën mbrëma ndodhi aksidenti tjetër, por, për fat të mirë, pa pasoja tragjike, mëson Portali Ul-info. Nga Policia komunale kanë njoftuar se nuk i mbetet gjë tjetër përveç të ndërmarrin masa radikale. “Meqë nuk kemi vend ku do të mbanim bagëtinë deri në përcaktimin e pronësisë, do të ... Read More »

Shërbimi i menaxherit: KËRKOJNË MODELIN PËR RREGULLIMIN E KINO SALLËS

Omer Bajraktari, URA

Shërbimi i menaxherit të Komunës, në krye të së cilit është Omer Bajraktari, i propozoi Këshillit drejtues të Ndërmarrjes publike “Qendra për kulturë” të sjell vendimin për valorizimin e tokës ndërtimore në të cilën ndodhet Kino salla sipas modelit të partneritetit publik-privat. Kjo hapësirë tash disa vite paraqet shëmtirë të vërtet në qendër të qytetit, ndërsa Ulqini nuk ka sallë ... Read More »

Bashkësia e komunave: GARANCITË SHTETËRORE ZVOGËLOJNË NORMËN E INTERESIT

Euro

Nga Bashkësia e komunave kanë përshëndetur gatishmërinë e Qeverisë së Malit të Zi të garantojë për mjetet kreditore për tetë komuna në vend për planet e sanimit. “Kjo do të mundësojë që ato të marrin kredi nga bankat komerciale me norma shumë më të ulëta të interesit, të stabilizojnë bilancet e veta financiare dhe të nisin përpilimin e planit social”, ... Read More »

Qeveria: JEP PËLQIMIN PËR PLANIN SANUES TË KOMUNËS SË ULQINIT

Euro

Ministria e financave e Malit të Zi ka dhënë mendimin pozitiv për Planin e sanimit të Komunës së Ulqinit me vlerë prej 5,5 milion euro, mëson Portali Ul-info. Këto mjete Komuna do t’i fitojë në formë kredie nga banka komerciale e cila do të ofrojë kushtet më të mira. Për këto mjete në periudhën dhjetëvjeçare do të garantojë shteti me ... Read More »

Komuna: FLORA BROVINA NË ULQIN

ø;

Në Mal të Zi po qëndrojnë për vizitë zyrtare anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie sociale të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga kryetarja dr. Flora Brovina. Delegacioni vizitën e filloi në Komunën tonë ku u takua me Kryetarin Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjeka duke i dëshiruar mirëseardhje në Ulqin, foli për marëdhëniet tradicionale që Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi kanë me Kosovën. Ai u ndal në ndihmesën që ka dhënë dhe po jep Kosova në shkollimin e të rinjve tanë, veçoi vizitat ... Read More »

Qeveria e MZ: DY MILION EURO GRANT PËR KOMUNËN E ULQINIT

Vlada Crne Gore

Në mbledhjen e të enjtes Qeveria e Malit të Zi dha pëlqimin për aprovimin e grantit me vlerë dy milion euro komunës së Ulqinit për realizimin e projektit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit, mëson Portali Ul-info. Bëhet fjalë për dhjetë për qind të mjeteve prej gjithsej 20 milion euro sa i takojnë Ulqinit nga kredia e Bankës zhvillimore gjermane ... Read More »

Scroll To Top