Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Tag Archives: Kriporja

Feed Subscription

Gvozdenoviq për mbrojtjen e Kripores: PRESIM QË KOMUNA E ULQINIT TË KRYJË PUNËN E VET

Branimir Gvozdenovic

“Kriporja e Ulqinit është e mbrojtur dhe në atë hapësirë tash disa vite nuk ndërtohet asnjë objekt”, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq, duke shtuar se mbrojtja formale nënkupton procedurë të qartë. Gvozdenoviq, duke u përgjigjur në Parlament në pyetjen e deputetit Dritan Abazoviq për ç’arsye Ministria nuk ka sjell aktin për mbrojtjen e Kripores, tha ... Read More »

Rastoder: FONDACIONI „PETROVIQ – NJEGOSH“ DO TË PËRKRAHË MBROJTJEN E KRIPORES

Serbo Rastoder

Akademiku Sherbo Rastoder deklaroi se Fondacioni „Petroviq-Njegosh“ do të ndihmojë punën e Shoqatës „Dr. Martin Schneider – Jacoby“. Ai është anëtar i Këshillit drejtues të Fondacionit, ndërsa të dielën në Kripore ishte i pranishëm në themelimin e kësaj Shoqate. „Princi Nikolla Petroviq më dha mandatin që të deklaroj se Fondacioni do të përkrahë punën e shoqatës „Dr. Martin Scheider-Jacoby“, sepse ... Read More »

Në Kripore: FORMOHET SHOQATA „DR. MARTIN SCHNEIDER-JACOBY”

Martin Schneider

Në Muzeun e Kripores të mbushur plotë të dielën, në kujtim të shkencëtarit dhe ekologut të madh gjerman, dashamirësit të natyrës dhe bukurive të regjionit dhe Ulqinit, dr. Martin Schneider-Jacobyt, u mbajt Kuvendi themelues i shoqatës e cila mban emrin e tij. Në këtë tubim të pranishëm, përveç të tjerëve ishin ambasadorët e Gjermanisë, Shqipërisë dhe Kroacisë, disa deputet në ... Read More »

Bienali: NËNKRYETARJA GJONI NË VENEDIK

Hadixha Gjoni

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni do të jetë e pranishme nesër mbrëma në Venedik në hapjen e pavijonit të Malit të Zi në Bienalin e XV të arkitekturës. Ajo është pjesë e delegacionit të Malit të Zi, të cilin e drejton ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq. Tema e pavijonit të Malit të Zi është ... Read More »

Bienali në Venedik: PREZANTIMI I KATËR PROJEKTEVE PËR KRIPORE

Solana, Kriporja

Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq do të hap nesër, më 27 maj të vitit 2016, në Palazzo “Malipero” në Venedik, Pavijonin e Malit të Zi në Bienalin e XV të arkitekturës, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi. Tema e Pavijonit të Malit të Zi do të jetë Projekti Kriporja e Ulqinit, i cili korrespondon me ... Read More »

Ornitologët: 500 FLAMINGO NË KRIPORE

Kriporja, Solana

Skuadrat profesionale të Muzeut natyror dhe Parqeve nacionale kanë vizituar nga mesi i saj javë Kriporen për të monitoruar gjendjen e biodiversitetit, shkruan “Pobjeda”. Siç tha ornitologu Ondrej Vizi, është inkurajuese që në këtë zonë janë kthyer flamengot dhe që janë rreth 500 sosh. Kësaj hapësire i bëri mirë mbushja e baseneve me ujë të detit, si dhe zbrazja e ... Read More »

Euronatur: KRIPORJA ËSHTË KORRUPSION ME STIL TË MADH

EuroNatur Gabriel Schwaderer

Drejtuesit e fondacionit gjerman “Euronatur” kanë akuzuar Qeverinë e Malit të Zi se dëshiron të shkatërrojë Kriporen dhe se çdo gjë tregon për “korrupsion me stil të madh”, transmeton “Vijesti”. “Premtimet e dhëna një vit më parë, sipas të cilave Kriporja duhet të shpallet për zonë të mbrojtur, aspak nuk janë realizuar. Stacioni më i rëndësishëm ekologjik në komunikacionin ndërkombëtar ... Read More »

Drobniç: TË SHPËTOJMË KRIPOREN DERISA KA AKOMA FLAMINGO

Mitja Drobnic

Shefi i Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi Mitja Drobniç ka thënë se Kriporja akoma nuk ka mbrojtje juridike e cila i takon dhe është e nevojshme që sa më parë të gjendet zgjidhja konkrete nëpërmjet bashkëpunimit me qeverisjen lokale dhe nacionale, në mënyrë që të mbrohet kjo hapësirë unike për shpendët. Ai tha se ky ishte njëri ... Read More »

CZIP: QEVERIA REFUZON TË KRYEJË DETYRIMET E VETA PËR KRIPORE

Kriporja, Solana 1

Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka ftuar sot Ministrinë për zhvillimin të qëndrueshëm dhe turizmit të plotësojë premtimet e dhëna Komisionit evropian dhe komunitetit ndërkombëtar rreth Kripores. Siç thuhet, ky resor akoma nuk ka dhënë pëlqimin ndaj kërkesës së Komunës së Ulqinit që kjo hapësirë të shpallet e mbrojtur. “Po ashtu nuk janë të njohura arsyet për ... Read More »

Kriporja: NUK KA MË TENDERË PËR SHITJE

Kriporja, Solana

Administrata e falimentimin në Kripore nuk do të shpallë më tenderë publik për shitjen e fabrikës dhe 15 milion metër katror tokë, gjersa të rregullohen marrëdhëniet pronësore në mes të shtetit dhe kësaj ndërmarrje, shkruan “Vijesti”. Administratori i falimentimit Ognjen Jovoviq ka thënë se në kushtet ekzistuese shitja e Kripores është e pakuptimtë. “Duhet të shohim se cili është qëndrimi ... Read More »

Scroll To Top