Tuesday , October 20 2020
Lajmi i fundit

Tag Archives: Kuvendi i Malit te Zi

Feed Subscription

Kuvendi: MIRATOHEN PROPOZIMET E KONTRATAVE PËR HULUMTIMIN E NAFTËS DHE GAZIT NË ULQIN

Nafta Ulqin

Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar propozimet e kontratave për hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndetin e Ulqinit dhe ka dhënë pëlqimin që konzorciumi i kompanisë italiane Eni dhe ruse Novatek të fitojë koncesioni për hulumtimin e naftës dhe gazit, shkruan “Vijesti”. Gjithsej janë miratuar tre kontrata. E para ka të bëjë me koncesionin për prodhimin e hidrokarbureve ... Read More »

Gjeka: REKOMANDIM GJELOSHAJT TË VOTOJË PRO BESIMIT TË QEVERISË

Fatmir Gjeka, Nik Gjeloshaj

Kryetari i Partisë demokratike dhe kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin shtetëror të zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi. „Jemi të bindur që në këtë mënyrë i kontribuojmë stabilitetit dhe nevojës së vazhdimit të dialogut parlamentar“, tha ... Read More »

Nimanbegu: FORCA DO TË PËRKRAHË QEVERINË E MALIT TË ZI

Genci Nimanbegu

Nënkryetari i Forcës së re demokratike dhe deputeti i kësaj parti në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar për „Dan“ se Forca do të votojë pro votëbesimit të Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq. Ai theksoi se, përkundër nisjes së iniciativës nga ana e Qeverisë, grupi punues për kthimin e besimit në procesin zgjedhor duhet të vazhdojë punën. ... Read More »

Partitë shqiptare: NA TAKOJNË KATËR MANDATE NË KUVENDIN E MALIT TË ZI

Skupstina Crne Gore, Kuvendi i Malit te Zi

Partitë nacionale shqiptare kanë nisur iniciativën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve. Në këtë mënyrë, siç theksojnë, Shqiptarëve do tu kthehen “të drejtat e arritura”, të cilat i përdoren prej vitit 1996, e të cilët 15 vite më vonë janë ndryshuar në kundërshtim me vullnetin e përfaqësuesve të këtij popull. Liderët e këtyre partive ... Read More »

Shkrela: AKSION I GJËRË PËR PARANDALIMIN E AKSIDENTEVE NË RRUGËN E SHTOJIT

Luigj Shkrela, Luidj Skrelja

Sot në Kuvendin e Malit të Zi gjatë vendosjes së pyetjeve ministrit të punëve të brendshme Rashko Konjeviq në lidhje me ngjarjet që ndodhen para pak kohëve para Parlamentit malazez dhe në tërë qytetit Podgoricës, deputeti Luigj Shkrela shfrytëzoi mundësi të kërkojë ndihmë që në bashkëpunim me pushtetin lokal të ndërmerren masa dhe të ndalohen ngjarjet tragjike në aksin e ... Read More »

Nimanbegu: GJUKANOVIQ, ÇKA ME PRIVATIZIMET E PASUKSESSHME NË ULQIN?

Genci Nimanbegu

Në Kuvendin e Malit të Zi të mërkurën do të mbahet ora kryeministrore. Në emër të klubit të deputetëve të partive shqiptare, Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë liberale Genci Nimanbegu do të pyes kryeministrin Millo Gjukanoviq cilat masa Qeveria e Malit të Zi planifikon ti ndërmarr në rastin e privatizimit të pasuksesshëm në sektorin e turizmit në komunë të Ulqinit. ... Read More »

“Vijesti”: LIGJE SPECIALE PËR PLAZHIN E MADH, ADËN, VALDANOSIN…?

Skupstina Crne Gore, Kuvendi i Malit te Zi

Qeveria e Malit të Zi po përgatit propozim ligjin e veçantë (lex specialis) për lokalitetin Bularice me të cilin planifikon të marrë pronën private me qëllim të “interesit publik”, shkruan “Vijesti”. Thuhet që më herët kjo gjë është tentuar me ndryshimet e Ligjit për eksproprijim, të cilët ndryshime i kundërshtoi e tërë opozita, PSD-ja dhe Partia liberale, por jo edhe ... Read More »

“Vijesti”: PARTITË SHQIPTARE E PËRKRAHIN LIGJIN E PLAÇKITJES

Genci Nimanbegu, Nik Gjeloshaj

Propozimi i Ligjit për eksproprijim të Qeverisë së Malit të Zi për momentin nuk ka përkrahjen e shumicës në Parlamentin shtetëror, shkruan “Vijesti”. Siç thuhet, aktin në fjalë e përkrahin PDS-ja dhe partitë shqiptare, që janë gjithsej 32 deputet. Shumica e nevojshme për votimin e këtij ligji në Kuvendin e Malit të Zi është 41. Qeveria ka propozuar plotësimet e ... Read More »

Për shkak të Ligjit për eksproprijim: PROTESTOJNË EDHE ULQINAKËT

Skupstina Crne Gore, Kuvendi i Malit te Zi

Grupi i qytetarëve “Vatra jonë”, ndër të cilët janë edhe Ulqinakët, kanë kërkuar nga Këshilli ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi që mos ti shqyrtojë ndryshimet e Ligjit për eksproprijim. Ato paralajmëruan se për këtë arsye të hënën do të mbajnë protestë të qetë para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë. Sipas fjalëve të drejtuesve të këtij grupi, ... Read More »

Pajoviq: SEANCË DËGJIMORE PËR SHTËPIZA NË BUNË

Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Darko Pajoviq do të iniciojë seancë dëgjimore të ministrit të zhvillimor dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq dhe drejtorit të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Rajko Baroviq për shkak të pagesës së paligjshme të shtëpizave në Bunë. Lideri i kësaj parti ka njoftuar se seancën dëgjimore e kërkon edhe për shkak të “shpenzimit ... Read More »

Scroll To Top