Monday , September 25 2017
Lajmi i fundit

Tag Archives: MOGUL

Feed Subscription

Ulqin: TË MËRKURËN TUBIMI PROTESTUES PËR VALDANOS

valdanos

Në tubimin e qytetarëve i cili të enjten mbrëma u mbajt në Sallën e madhe të Komunës së Ulqinit u vendos që të mërkurën e ardhshme para ndërtesës së administratës lokale të mbahet tubimi protestues. “Dilni në numër sa më të madh, të shfaqim në mënyrë të qetë dhe dinjitoze protestën e vet. Ne mbrojmë të veten”, tha drejtori ekzekutiv ... Read More »

MOGUL: PARK PYLLI NË METERIZ

Meterizi

Nga Organizata joqeveritare MOGUL kanë njoftuar se vazhdon pastrimi i Pyllit të pishave në Meteriz. “Po lirohet ambienti i mrekullueshëm, freski e vërtet për këtë pjesë të qytetit! Po krijojmë kushtet për një park te rregulluar”, pohojnë nga kjo OJQ. Ato ftuan institucionet kompetente, arkitektët e peizazhit dhe profesionistët tjerë që të shëtisin në këtë hapësirë, ta shohin dhe të ... Read More »

Mogul: APEL PËR SHPËTIMIN E PYLLIT TË PISHAVE NË METERIZ

Mogul

Me iniciativën e një grupi qytetarësh, OJQ Mogul fillon fushatën “Ta shpëtojmë pyllin e pishave në Meteriz”! Aksioni fillon të dielën me 24 prill, në ora 9! Aksionin e mbështet Fondacioni FAKT, kurëse shoqatat partnere “Aleanca qytetare”, OZON, Green Home, etj. do të marrin pjesë me aktivistët e tyre dhe do të ndihmojnë me ekspertizë. Ftojmë dashamirësit e Ulqinit të ... Read More »

Peroviq: TË SHPALLET KONKURSI NDËRKOMBËTAR PËR VALDANOS

Xhemal Peroviq

Drejtori ekzekutiv i Monitoring grupit Ulqin Xhemal Peroviq ka deklaruar se Valdanosi meriton trajtim shumë më serioz të shtetit. “Kjo nënkupton edhe shpalljen e konkursit ndërkombëtar për gjetjen e zgjidhjes më të mirë për këtë gji përrallor”, tha ai për “Vijesti”. Sipas fjalëve të tija, urgjentisht duhet iniciuar revitalizimin e ullishtës, por edhe të zonës në tërësi. “Qëllimi që ish ... Read More »

Xh. Peroviq: DIÇKA ËSHTË E KALBUR NË GJYKATËN DHE PROKURORIN E ULQINIT

Xhemal Peroviq, Dzemal Perovic

Drejtori ekzekutiv i MOGUL-it Xhemal Peroviq ka deklaruar se „diçka është e kalbur në gjykatën dhe prokurorinë e Ulqinit“. Ai në konferencë për shtyp në selinë e kësaj organizate tha se bëhet fjalë për institucione të robëruara. Peroviq iu ndau gazetarëve letrën të cilën ia dërgoi prokurorit të lartë shtetëror Ivica Stankoviq në të cilën e njofton se duke punuar ... Read More »

Performanca e MANS-it: EKONOMIA HUMBI NË STUHI

MANS

Qytetarët e Ulqinit kishin mundësi sot të shohin performancën “Si dështoi ekonomia e Malit të Zi”, i cili u mbajt para Qendrës për kulturë. Era e cila ka bartur fotografitë e ndërmarrjeve të shkatërruara simbolikisht ka treguar që në këtë mënyrë, si në stuhi, është zhdukur edhe ekonomia dikur e fuqishme e Ulqinit. Organizator i këtij manifestimi ishte Rrjeti për ... Read More »

Në hotelin “Mediteran”: ZHURMSHËM RRETH TË MIRAVE DETARE

Morsko Dobro, Te mirat detare

Monitoring grupi Ulqin (MogUl) dhe MANS-i kanë prezantuar sot në hotelin “Mediteran” raportet e veta për “Menaxhimin e të mirave detare”. Drejtori ekzekutiv i Mogul-it Xhemal Peroviq dhe përfaqësuesja e MANS-it Ines Mrdoviq kanë kritikuar punën e Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare, sidomos kaosin në brigjet e lumit Buna duke thënë që kjo ndërmarrje i kthen komuna ... Read More »

Të enjten: MOGUL PREZANTON RAPORTIN PËR TË MIRAT DETARE

Nga Monitoring grupi Ulqin (MogUL) kanë thënë për Portalin UL-info që të enjten do të organizohet tryeza e rrumbullakët “Menaxhimi i të mirave detare”. Në këtë tubim do të publikohet raporti për investimet e kësaj Ndërmarrje publike për menaxhimin e të mirave detare në territorin e komunës së Ulqinit në periudhën 2009-2012, ndërsa Raportin për monitorim do ta prezantojnë përfaqësuesit ... Read More »

Gjykata themelore: NDËRPRESIM BASHKËPUNIMIN ME MOGUL

Për shkak të deklaratës së drejtorit të OJQ “Mogul” nga Ulqini, z. Xhemal Peroviq, në lidhje me caktimin e masës së burgimit për Srgjan Kuzmanin nga Ulqini, Gjykata themelore në Ulqin lajmëron opinionin se ndërpret Memorandumin e bashkëpunimit, të nënshkruar në mes gjykatës dhe kësaj OJQ më datë 01.03.2014. Arsyeja për reagim të tillë është deklarata dhënë Gazetës ditore “Dan”, ... Read More »

Mogul: DËNOJMË NDJEKJEN E VANJA QALLOVIQ

Grupi i monitorimit Ulqin (Mogul) ka dënuar ashpër fushatën e fëlliqtë e cila këto ditë bëhet kundër Vanja Qalloviq dhe MANS-it. “Kjo lloj e fushatës është mesazh si do të kalojnë të gjithë qytetarët të cilët luftojnë kundër korrupsionit dhe të cilët nuk janë të gatshëm të heshtin”, thuhet në deklaratën të cilën e nënshkruan drejtori ekzekutiv i kësaj OJQ ... Read More »

Scroll To Top