Monday , March 27 2017
Lajmi i fundit

Tag Archives: Parlamenti i Ulqinit

Feed Subscription

Kuvendi komunal: TË HËNËN MBLEDHJA

Loro Nrekiq

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq ka caktuar për të hënën, me 18 korrik, mbledhjen e shtatë të seancës së parë të rregullt të parlamentit lokal. Përveç miratimit të procesverbalit nga mbledhja e gjashtë e Kuvendit komunal të Ulqinit në rend të ditës janë: pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve, propozim Vendimi për ndryshimet dhe plotësimet e Vendimit për ... Read More »

Parlamenti në kaos: PA KUORUM PËR FINANCIM TË PËRKOHSHËM

Kuvendi Komunal i Ulqinit

Për shkak të mungesës së kuorumit, sot nuk është mbajtur seanca e Kuvendit komunal të Ulqinit. Në mbledhje nuk erdhën të gjithë këshilltarët e koalicionit të çakorduar qeveritarë, ndërsa partitë opozitare nuk deshën të bëjnë kuorum. Në rend të ditës ishte vetëm një pikë: vendimi për financim të përkohshëm të Komunës. Jozyrtarisht mësohet se mbledhja e Parlamentit lokal mund të ... Read More »

Kuvendi komunal: A DO TË VAZHDOJË MBLEDHJA?

Kuvendi Komunal i Ulqinit

Gjasat janë të vogla që sot apo nesër të përfundojë seanca e parë e mbledhjes së parë të rregullt të Kuvendit komunal të Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Nëse diçka e tillë ndodh, kjo do të thotë se asnjë mbledhje e Parlamentit lokal nuk përfundoi gjatë periudhës pranverore, e cila filloi me 1 mars dhe zgjat deri më 31 korrik. Përndryshe, ... Read More »

Kuvendi i KK: NESËR VAZHDIMI I SEANCËS SË PARË

Kuvendi komunal Ulqin, Skupstina opstine Ulcinj, Parlament

Seanca e parë e rregullt e Kuvendit komunal të Ulqinit do të vazhdohet të mërkurën. Dje Parlamenti miratoi vendimin për riemërtimin e rrugëve në bashkësitë lokale 1 dhe 2, si dhe në Shtoj. Duke iu përgjigjur pyetjes a është respektuar procedura në këtë rast, kryetari i KK-së Fuad Haxhibeti ka thënë se së shpejti do të miratohet edhe programi i ... Read More »

Kuvendi komunal: VAZHDIMI I MBLEDHJES MË 20 KORRIK

Kuvendi Komunal i Ulqinit

Mbledhja e parë e rregullt e seancës pranverore të Kuvendit komunal të Ulqinit do të vazhdojë më 20 korrik, mëson Portali Ul-info. Kjo mbledhje ka filluar më 15 qershor dhe është paralajmëruar që së shpejti do të vazhdojë. “Nuk duhet rikujtuar se sa pikë të rëndësishme të rendit të ditës presin vazhdimin e mbledhjes, nga çështjet e rëndësishme për infrastrukturë ... Read More »

Kuvendi komunal: DY MUAJ PA MBLEDHJE

Kuvendi Komunal i Ulqinit

Nëse puna e parlamentit pasqyron jetën politike në një komunë dhe mund të përdoret për të vlerësuar cilësinë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, atëherë në komunën më jugore të Malit të Zi, gjegjësisht në Kuvendin komunal nuk lulëzojnë trëndafilat, shkruan e përditshmja “Dan”. Këshilltarët e KK Ulqin nuk janë takuar me muaj, saktësisht, herën e fundit janë takuar në prag ... Read More »

Haxhibeti: NË ULQIN NUK KA KRIZË POLITIKE

Fatmir Gjeka, Fuad Haxhibeti

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka thënë se nuk ka krizë politike në qeverisje lokale. Në pyetjen e “Danit” pse Parlamenti lokal nuk mblidhet tash katër muaj ai tha se deri nga mesi i majit çdo gjë do të jetë gati për mbledhje të rregullt. “Një sërë pikash është përgatitur dhe dërguar pushtetit ekzekutiv para një muaji ... Read More »

Opozita: HETIM PARLAMENTAR PËR PRONËN E KOMUNËS

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Në mbledhjen e parë të ardhshme të rregullt të Parlamentit lokal në Ulqin, opozita do të kërkojë inicimin e hetimit parlamentar rreth rastit të humbjes së pronës komunale në gjykata, mëson Portali Ul-info. „Është shumë indikative që kohën e fundit humben proceset gjyqësore të cilët zgjasin me dekada, ndërsa e gjitha kjo kalon gati pa u vënë re, pa asnjëfarë ... Read More »

KK: MIRATOHEN TË GJITHË VENDIMET, BUXHETI GATI SHTATË MILION EURO

Kuvendi, Skupstina, Parlamenti,

Mbas diskutimit tërë ditorë Parlamenti komunal në mbledhjen e fundit në këtë vit ka miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme. Ndër to ishin Programi i rregullimit hapësinor për vitin 2015, Vendimi për sjelljen e Planit të vendosjes së objekteve të përkohshme në territorin e Komunës për vitin e ardhshëm,  Vendimi për rregullimin e komunikacionit urban dhe ndërurban dhe auto-taksi, Raporti ... Read More »

Scroll To Top