Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Tag Archives: Parlamenti i Ulqinit

Feed Subscription

Cungu: SË SHPEJTI MBLEDHJA E PARTNERËVE TË KOALICIONIT

Kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu ka paralajmëruar që së shpejti mund të vij deri tek marrëveshja e partnerëve të koalicionit. “Mbas kësaj do të jetë shumë më e qartë se si do të zgjidhet kriza në parlamentin e Ulqinit”, tha ai për “Pobjeda”. Koalicionin qeverisës në Ulqin përveç Forcës e përbëjnë ... Read More »

Cungu i përgjigjet nënkryetarit: RESULBEGOVIQ REAGOI KUR U SHKARKUA

Në akuzat të cilat të enjten i deklaroi nënkryetari i komunës dhe kryetari i PSD Selim Resulbegoviq të premten reagoi kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Reagimin e Cungut e japim në tërësi.   Ish nënkryetari Resulbegoviq reagoi vetëm pasi qe u shkarkua nga posti i tij. Shkarkimi i nënkryetarit është rezultat i angazhimit të tij permanent i cili ... Read More »

PSD në press për Raportin e Cungut: PLAGJIATOR I CILI IK NGA DISKUTIMI

Udhëheqësit e PSD-së kanë akuzuar të enjten në konferencë për shtyp kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu që përdorë opstrukcione në mënyrë që qytetarët mos të dëgjojnë të vërtetën për (mos)punën e tij. „Ai ik nga përgjegjësia sepse për raportin e tij nuk ka përkrahjen e asnjërit partner të koalicionit dhe nuk ka mundur të siguroi përkrahje as nga ... Read More »

Gjoni: MUNGESË TOTALE E SERIOZITETIT NË KUVENDIT KOMUNAL

Hadixha Gjoni, Hadidza Djoni

Kryetarja e Klubit të Këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) Hadixha Gjoni ka vlerësuar që situata në Kuvendin komunal është krejtësisht joserioze. Duke komentuar ndërprerjen e mbledhjes të Parlamentit lokal me kërkesë të FORCËS, ajo në deklaratë për mediet e Podgoricës ka vlerësuar që ky është manovër i kryetarit të komunës Nazif Cungu me të cilin, siç tha ajo, ... Read More »

Ndërpritet mbledhja e KK: FARSA VAZHDON

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament

Kryetari i kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa ka lajmëruar që në Kolegjium me shumicë votash është vendosur që të ndërpritet mbledhja e cila duhej të vazhdonte të mërkurën, sepse, siç tha, nuk ka kushte për vazhdimin e saj. “Forca kërkoj që mbledhja të vazhdohet mbas festave, por ky sesion i rregullt përfundon me 31 korrik dhe nuk mund ... Read More »

Të hënën: VAZHDIMI I SEANCËS NË KUVENDIN KOMUNAL TË ULQINIT

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila është ndaluar me 5 korrik, do të vazhdoj të hënën me diskutimin për raportin e Kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu për vitin 2012. Në tri mbledhjet e kaluara ndodhën një sërë ngjarjesh dhe deklaratash të cilat vejnë në pikëpyetje gatishmërinë e pjesëtarëve të koalicionit qeverisës në Parlamentin lokal, sigurisht me ... Read More »

Sarvan: DUHET SHKUAR NË ZGJEDHJE

Zana Sarvan

“Koalicioni në pushtet për një kohë të gjatë nuk funksionon, sepse nuk respektohet marrëveshja e koalicionit. Përgjegjësinë më të madhe e ka pjesëtari më i madh i koalicionit”, deklaroi funksionarja e lartë e Lëvizjes qytetare “Perspektiva” Zana Sarvan. Duke treguar për gjendjen aktuale, ajo në intervistë për Radio Ulqin tha që si pjesëtarë i cili nuk bënë pjesë në ekzekutiv, ... Read More »

Kriza gjithnjë më e madhe: GJEKA, GJONI DHE MUSTAFA LËSHUAN MBLEDHJEN

Kriza në funksionimin e pushtetit lokal në Ulqin thellohet me rritjen e temperaturës ditore, ndërsa nervozi rritet me afrimin e 31 korrikut, kur përfundon sesioni i rregullt i Kuvendit komunal. Këtë e vërtetoj edhe mbledhja e sotme në komunë, të cilën me udhëheqësit e të gjitha grupimeve politike në Parlamentin lokal e thirri kryetari i komunës Nazif Cungu. Ai tha ... Read More »

Elezagiq: MBLEDHJA E KUVENDIT TË KOMUNËS DUHET TË VAZHDOHET

Skender Elezaga, Skender Elezagic

Kryetari i klubit të këshilltarëve të Partisë Socialdemokrate Skender Elezagiq tha që është ndërprerë mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit gjatë diskutimit për Raportin e punës të kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012 duhet të vazhdohet deri në fund të korrikut. “Ligjërisht gjërat janë të qarta: sesioni i zakonshëm i Parlamentit i cili ka filluar me 1 prill ... Read More »

Kolegjiumi i Kuvendit komunal: MBLEDHJA TË PREMTEN

Kuvendi, Parlamenti, Skupstina, Parlament

Në kolegjium tek Kryetari i Kuvendit të komunës së Ulqinit Milazim Mustafa përfundimisht është arrit marrëveshja që mbledhja e radhës e parlamentit lokal të mbahet të premten me 5 korrik, me fillim në orën 10. Në këtë mbledhje do të ketë 18 pika, në mes të cilave raporti i kryetarit të Komunës Nazif Cungu, rebalanci i buxhetit, vendimi për marrjen ... Read More »

Scroll To Top