Tuesday , September 17 2019
Lajmi i fundit

Tag Archives: PDS

Feed Subscription

Në Podgoricë: UDSH NË KOALICION ME PDS, PB DHE PL

Unioni demokratik i Shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë do të marr pjesë në koalicionin parazgjedhor me Partinë Boshnjake, Partinë liberale dhe Unionin demokratik të Shqiptarëve, shkruajnë mediet e Podgoricës. Siç thuhet, marrëveshja për pjesëmarrje është arritur dhe ka mbetur vetëm të verifikohet në organet partiake. Bartësi i kësaj liste do të jetë Slavolub Stijepoviq nga PDS, ndërsa ... Read More »

Drejtuesit e PDS-së në Ulqin: FOLËN PËR NATO

Tarzan Millosheviq, Tarzan Milosevic

Drejtori politik i partisë demokratike të socialistëve Tarzan Millosheviq dhe anëtarja e Kryesisë së PDS-së Sanja Vllahoviq kanë folur në Ulqin me anëtarët e Këshillit komunal të PDS-së në Ulqin, të organizuar në kuadër të Planit të veprimit të fushatës së PDS-së mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Millosheviq tha që anëtarësia në NATO nuk është vetëm anëtarësi ... Read More »

Jevriq: PËR PDS (DPS) MË TË RËNDËSISHËM QYTETARËT SE PUSHTETI

Goran Jevriq, Goran Jevric

Anëtari i Këshillit ekzekutiv të Partisë demokratike të socialistëve Goran Jevriq tha që askush nuk duhet të mbaj përgjegjësi që kjo parti, pavarësisht se ka fituar më së shumti mandate, ka përfunduar në bankat opozitare në Ulqin. “Sukseset e partisë tonë në Ulqin në tre vite e gjysmë të fundit, të cilët pasqyrohen në rritjen e besueshmërisë për rreth 30 ... Read More »

Maroviq: KOALICIONIT TË RI NË ULQIN I DËSHIROJMË SUKSES

Nënkryetari i Partisë demokratike të socialistëve Svetozar Maroviq ka deklaruar që partia e tij me partitë e Shqiptarëve ka përkushtim të përhershëm ndaj vlerave të përbashkëta të Malit të Zi qytetarë, multietnik dhe demokratik. Ai vlerësoi që çështja e koalicionit lokal në atë qytet është çështje e cila është pasoj e marrëveshjeve demokratike në atë nivel dhe në asnjë mënyrë ... Read More »

Gjukanoviq: PUSHTETI I RI NË ULQIN JETËSHKURTËR

Millo Gjukanoviq, Milo Djukanovic

Kryeministri malazez dhe lideri i PDS-së Millo Gjukanoviq ka vlerësuar që pushteti i ri në Ulqin është, siç tha eksperiment, dhe që do të jetë jetëshkurtër. Sipas fjalëve të tija, PDS e ka arritur qëllimin e vet politik dhe është bërë partia më e fortë në Ulqin. Ai tha që PDS, prej tani, do të sillet ndryshe ndaj partive shqiptare. ... Read More »

PDS: AKOMA ASGJË NUK KA PËRFUNDUAR

Loro Nrekiq, Ljoro Nrekic

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka deklaruar që, edhe pse mbrëmë është nënshkruar marrëveshja për formimin e pushtetit lokal, akoma asgjë nuk ka përfunduar. “Nuk e kanë nënshkruar platformën as nuk janë precizuar zgjidhjet kadrovike. Presim të shohim si do të shkoj kjo gjë, sepse kjo mund të jetë e rrezikshme për ta, ndërsa ... Read More »

Negociatat PDS-PSD: ATMOSFERË KONSTRUKTIVE

Ulqin, Ulcinj, Panorama

Skuadrat negociuese të Partisë demokratike të socialistëve dhe Partisë socialdemokrate kanë folur sot për formimin e koalicionit paszgjedhor në Ulqin. “Biseda ka kaluar në atmosferë konstruktive nga të dyja palët dhe besojmë që do të kenë sukses”, deklaroi lideri i socialdemokratëve Selim Resulbegoviq. Sonte do të zhvillohen dhe negociatat e PDS-së me koalicionin “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” të ... Read More »

PDS: KRYESIA KA KONSIDERUAR REZULTATET E ZGJEDHJEVE

Partia demokratike e socialisteve, Demokratska partija socijalista, Kryesia, Predsjednistvo

Drejtori politik i Partisë demokratike të socialistëve Tarzan Millosheviq ka deklaruar që në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë së kësaj parti janë konsideruar rezultatet e zgjedhjeve në Ulqin. „Është dhënë legjitimitet i plot organeve të partisë tonë të bisedojnë me partitë me të cilat jemi në koalicion në nivel shtetëror“, tha Millosheviq. Nga PDS-ja e Ulqiit për Portalin UL-info është ... Read More »

Nrekiq: PRESIM GJEKEN DHE FORCEN

Bartësi i listës i Partisë demokratike të socialistëve Loro Nrekiq ka thënë në deklaratë për Portal Analitika që sipas informatave që ai ka nuk kishte ndërhyrje të Tiranës dhe Prishtinës në negociata për formimin e pushtetit lokal në Ulqin. “Këto janë vetëm spekulime të cilat janë lançuar nëpërmjet rrjetave shoqërore në radhë të parë Facebook-ut. Nuk kam informata për ndërhyrje ... Read More »

Shkrela: NESËR FILLOJMË RAUNDIN E DYTË TË BISEDIMEVE

Luigj Shkrela, Luidj Skrelja

Partia demokratike e socialistëve ka lajmëruar që nesër do të filloj raundin e dytë të negociatave me partitë me të cilat është në koalicion në nivel shtetëror. Funksionari i PDS-së Liugj Shkrela ka thënë për Radio-Televizionin e Malit të Zi që kjo parti në negociata do të ftoj përfaqësuesit e Forcës së re demokratike, Partisë socialdemokrate, Koalicionit “Bashkë për të ... Read More »

Scroll To Top