Saturday , February 27 2021
Lajmi i fundit

Tag Archives: Plazhi i madh ne Ulqin

Feed Subscription

Përse dështojnë tenderët për “Rivierë të Ulqinit”: PRONAR TË NDRYSHËM TË OBJEKTEVE DHE TOKËS

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Këshilli për privatizim dhe investime kapitale i Qeverisë së Malit të Zi tash tre herë qiti në shitje 63.5 për qind të aksioneve të Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”, vlera nominale e së cilës është 60 milion euro. Por, kjo punë nuk mundi të kryhet edhe pse kishte investitor të interesuar, sepse akoma nuk janë zgjidhur çështjet pronësore. Qeveria përpiqet ... Read More »

Rënie e numrit të mysafirëve në rivierën e Ulqinit: PLAZHET GJYSMË TË MBUSHURA

Plazhi i madh, Velika Plaza

Numri i konsiderueshëm i vendeve të lira në Plazhet më e mëdha të Ulqinit, si dhe trafiku më pak i ngjeshur, tregon që në rivierën e Ulqinit erdhi deri tek rënia e ndjeshme e mysafirëve. Si arsye kryesore për këtë situatë të pakënaqshme në mes të sezonit punëtorët turistik cekin qëllimin e mysafirëve nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina që ... Read More »

Cilësia e ujit të detit në Ulqin: ASNJËHERË MË E MIRË

Plazhi i madh, Velika plaza

Në bazë të rezultateve të matjes së tretë të rregullt të cilësisë së ujit të detit në plazhet publike e cila është kryer me 8 korrik të vitit 2013 në gjithsej 12 lokalitete në rivierën e Ulqinit mund të konstatohet që cilësia e ujit të detit është e shkëlqyeshme. Në nëntë plazhe në Plazhin e madh, pastaj në Adë, Plazhin ... Read More »

Qiramarrësit e plazheve të hidhëruar: KONTROLLET I KALUAN TË GJITHA KUFIJTË

Qiramarrësit e plazheve të Ulqinit janë të revoltuar me kontrollet e shpeshta inspektuese në objektet e tyre. Ato nga tubimi që mbajtën të mërkurën në mbrëmje në plazhin “Kopakabana” kanë paralajmëruar mundësinë e mbylljes së plazheve të tyre nëse vazhdohet me këto aktivitete. Ato me vendimet e veta kanë njoftuar dhe zyrtarët komunal duke kërkuar mirëkuptim dhe mbrojtje. Po ashtu ... Read More »

Baroviq: QIRAMARRËSIT DUHET TË LIROJNË GJYSMËN E PLAZHIT

Plazhi i madh, Velika plaza, Panorama

Qiramarrësit e plazheve duhet të respektojnë vendimin që gjysma e plazhit të jetë e liruar nga shkrirëset dhe çadrat, deklaroj drejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Rajko Baroviq. “Kemi nënshkruar marrëveshjet, e në to është qartë e definuar cilat janë të drejtat dhe detyrimet e çdo njeriu apo firme e cila ka marrë me qira një ... Read More »

Gara në kajt: U MBAJT I PARI “MONTENEGRO OPEN”

Martin Dollend nga Kroacia është fitues i “Montenegro Open 2013”, garës së parë në këtë vend në kajt – surf. Dollend me këtë sukses njëkohësisht ka fituar 20 pikë në renditjen e Asociacionit Evropian për kajt (IKA), në disiplinën “Cours race”, e cila në olimpiadën e ardhshme do të vendoset në programin oficial. Në këtë garë morën pjesë njëzet garues ... Read More »

Gvozdenoviq: ANALIZOJMË MUNDËSINË PËR TENDERIN E RI PËR PLAZH TË MADHE

“Në Qeveri para nesh kemi përsëri analizën e hapjes së tenderit ndërkombëtar për ndërtimin, financimin i menaxhimin e kompleksit ekskluziv turistik në Plazh të madhe me qiramarrje afatgjate të tokës”, deklaroi Ministri për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm në Qeverinë e Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq. Më herët kryeministri i Malit të Zi tha që Plazhi i madh në këtë ... Read More »

Scroll To Top