Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Tag Archives: Qeveria e Malit te Zi

Feed Subscription

Qeveria: NË POLICI PUNOJNË 45 SHQIPTARË

Vlada Crne Gore, Qeveria e Malit te Zi

Ministria për të drejtat e njeriut dhe popujve pakicë ka publikuar informatën për përfaqësimin e popujve pakicës në Drejtorinë e policisë. “Nga numri i përgjithshëm prej 3.377 të anketuar, në aspektin nacional, të punësuarit janë deklaruar si: Malazez 2803 (83,00%), Serb 223 (6,60%), Boshnjak 172 (5,09%), Mysliman 84 (2,49%), Shqiptarë 45 (1,33%), Rom 3 (0,09%), Kroat 88 (0,09 %), të ... Read More »

Qeveria: CANU TË RISHIKOJË KUPTIMET KONTESTUESE NË FJALOR

Suad Numanovic

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka ftuar sot personat kompetent në Akademinë malazeze të shkencave dhe arteve (AMSHA) që, në afatin më të shkurtër, të rishikojnë kuptimet kontestuese në Fjalorin e gjuhës malazeze. Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka njoftuar se ajo nuk merret me çështjet shkencore dhe profesionale nga fusha e linguistikës dhe ... Read More »

Qeveria: SË SHPEJTI DISKUTIMI EDHE PËR KRIPORE

Milorad Vujovic

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Milorad Vujoviq ka thënë se ky organ së shpejti do të shqyrtojë gjendjen në Kripore. “Ajo ishte temë edhe në kabinetin e ngushtë të Qeverisë, ku u arrit përfundimi që në afatin sa më të shkurtë të bëhet analiza e situatës së përgjithshme në Kripore, e cila pastaj do të shqyrtohet në mbledhjen ... Read More »

Gjeka: REKOMANDIM GJELOSHAJT TË VOTOJË PRO BESIMIT TË QEVERISË

Fatmir Gjeka, Nik Gjeloshaj

Kryetari i Partisë demokratike dhe kryekomunari i Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se deputetit në Parlamentin shtetëror të zgjedhur nga lista e koalicionit që ai e udhëhoqi, Nik Gjeloshajt, iu rekomandua që të votojë pro besimit të Qeverisë së Malit të Zi. „Jemi të bindur që në këtë mënyrë i kontribuojmë stabilitetit dhe nevojës së vazhdimit të dialogut parlamentar“, tha ... Read More »

CZIP: QEVERIA REFUZON TË KRYEJË DETYRIMET E VETA PËR KRIPORE

Kriporja, Solana 1

Qendra për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve (CZIP) ka ftuar sot Ministrinë për zhvillimin të qëndrueshëm dhe turizmit të plotësojë premtimet e dhëna Komisionit evropian dhe komunitetit ndërkombëtar rreth Kripores. Siç thuhet, ky resor akoma nuk ka dhënë pëlqimin ndaj kërkesës së Komunës së Ulqinit që kjo hapësirë të shpallet e mbrojtur. “Po ashtu nuk janë të njohura arsyet për ... Read More »

Nimanbegu: FORCA DO TË PËRKRAHË QEVERINË E MALIT TË ZI

Genci Nimanbegu

Nënkryetari i Forcës së re demokratike dhe deputeti i kësaj parti në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu ka deklaruar për „Dan“ se Forca do të votojë pro votëbesimit të Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq. Ai theksoi se, përkundër nisjes së iniciativës nga ana e Qeverisë, grupi punues për kthimin e besimit në procesin zgjedhor duhet të vazhdojë punën. ... Read More »

Rruga Ulqin-Krythë: JEPET LEJA E NDËRTIMIT PËR RIKONSTRUKTIM

Vlada Crne Gore

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë lejen e ndërtimit për rikonstruktimit e rrugës magjistrale Ulqin-Krythë, mëson Portali Ul-info. Pak kohë më parë ka përfunduar puna për eksproprijimin e tokës përgjatë këtij aksi me gjatësi 13,5 kilometër. Tash disa muaj pritet përfundimi i procedurës tenderime për zgjedhjen e ofertuesit më të mirë të punimeve. Vlera totale e projektit është rreth ... Read More »

Qeveria e Malit të Zi: NË BUXHETIN E 2016 MJETET PËR KRIPORE

Vlada Crne Gore

Me propozimin e buxhetit shtetëror për vitin e ardhshëm është parashikuar që të sigurohen mjetet për punë të Ndërmarrjes publike “Parqet nacionale”, e cila prej pak kohësh menaxhon Kriporen. Qeveria e Malit të Zi po ashtu ka njoftuar se është e inkurajuar nga fakti që Komisioni evropian ka regjistruar përparimin në procesin e menaxhimit me këtë zonë. Siç shtohet, në ... Read More »

Qeveria: NË MARS NIS NDËRTIMI I CENTRALEVE ME ERË NË MOZHUR

Vladimir Kavaric

Punimet në ndërtimin e centraleve me erë në Mozhur do të fillojnë në mars të vitit të ardhshëm, njoftohet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç theksohet, rryma e parë nga këto centrale me erë do të prodhohet në periudhën prej 24 muaj nga fillimi i punimeve. Punimet në Mozhur do ti bëjë kompania “Enemalta plc”, e cila është në ... Read More »

Scroll To Top