Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Tag Archives: Qeveria e Malit te Zi

Feed Subscription

Qeveria: RIKONSTRUKTIMI I RRUGËS ULQIN-KRYTHË

Krythe, Krute, Ana e Malit

Për aksin rrugor Ulqin-Krythë gjatë vitit 2014 do të kryhet punimi i dokumentacionit teknik dhe do të fillojnë punimet. Punimet do të financohen prej kredisë së Bankës evropiane investuese, thuhet në Informatë të cilën pak kohë më parë e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi. Vlera e llogaritur e punimeve për rikonstruktimin e këtij aksi rrugor me gjatësi 13.5 ... Read More »

Qeveria e MZ: TË GJEHET PRONARI I RI PËR KRIPORE

Vladimir Kavariq, Kavaric

Gjetja e pronarit të ri nëpërmjet procesit të falimentimit është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kripore, ka deklaruar ministri i ekonomisë Vlladimir Kavariq. Ai tha që kompetence për zgjidhjen e situatës në Kripore ka Gjykata ekonomike, ndërsa Qeveria mundet vetëm të ndihmojë në organizimin e prodhimit derisa ndërmarrja është në falimentim. Sipas fjalëve të tija, e vetmja mënyrë që ... Read More »

Qeveria e MZ: KOMUNA E ULQINIT NË FESTIVALIN E INVESTIMEVE NË BUDVË

frei_2012-BIG

Komuna e Ulqinit do të marrë pjesë në Festivalin e 5 të investimeve dhe patundshmërive (FREI), i cili të hënën fillon në Budvë, ka deklaruar ministri malazez i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq. Ai në intervistën për Dnevne novine ka thënë që FREI është manifestim qendror i cili merret me tematikën e investimeve dhe patundshmërive në Mal të ... Read More »

Shqipëri-Mali i Zi: THELLIMI I BASHKPUNIMIT NË TURIZËM

Shqipëria dhe Mali i ZI kanë thelluar bashkëpunimin dypalësh për sa i përket fushës së turizmit. Në këtë kuadër të dyja vendet po punojnë për dy projekte rajonale që lidhen me turizmin malor si edhe po shqyrtojnë mundësinë për të përdorur Detin Adriatik dhe Liqenin e Shkodrës si pikë transporti për turistët nga të dyja vendet. Në ambientet e Ministrisë ... Read More »

Valdanos: ME RASTIN ËSHTË NJOFTUAR MINISTRI I FINANCAVE

Valdanos

Delegacioni i Shoqatës për mbrojtjen e pronës private në Valdanos, të cilin e përbënin kryetari Luka Gjakonoviq dhe anëtarët Mustafë Çapuni, Xhemal Haxhibeti, Basri Dervishi dhe Latif-Avdo Gorana, ka folur sot në Podgoricë me ministrin e financave në Qeverinë e Malit të Zi Radoje Zhugiq. Takimi është mbajtur në iniciativën e deputetit të Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu. Anëtarët ... Read More »

Kriporja: MË PARË DALJA NGA FALIMENTIMI, PASTAJ KONCESIONI

Kriporja, Solana

Qeveria e Malit të Zi ka deklaruar që Kriporja e Ulqinit duhet të dal nga falimentimi klasik në mënyrë që të fitoi prapë koncesionin për eksploatimin e kripës. Ndërmarrja më e vjetër në Ulqin gjendet në falimentim gati tash nëntë vite. Nga 21 janari pesëdhjetë e një punëtorët e mbetur të Kripores ka hyrë në grevë të pakënaqur me mospagesën ... Read More »

Qeveria e MZ: PRIORITETE “JADRANI” DHE “MEDITERANI”

Hotel Jadran

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e djeshme ka miratuar informatën mbi projektet zhvillimore me prioritet në turizëm, ku theksohet se këtë vit duhet të filloj ndërtimi i hotelit “Jadran” dhe “Mediteran” në Ulqin. Në Informatë janë të dhënat për gjendjen momentale edhe të projekteve tjerë, aktivitetet e planifikuara për vitin e ardhshëm, si dhe afateve për realizimin e ... Read More »

Qeveria e MZ: NË UJËSJELLËSIN E ULQINIT PAGAT MË TË MËDHA SE TË ARDHURAT

Greva, Strajk, Ujesjelles dhe kanalizimi, Vodovod i kanalizacije

Në ndërmarrjet lokale të ujësjellësit është vërtetuar kaos i madh për çka është njoftuar dhe Qeveria. Në mes tjerash është vërtetuar që cilësia e ujit në disa komuna është problematike, ndërsa janë evidentuar humbjet e mëdha në rrjetë, konsumatorët e paligjshëm, pagesa e dobët, si dhe shpenzimet e mëdha, në radhë të parë për pagat, si dhe teprica e të ... Read More »

Qeveria e Malit të Zi: KËTË VIT PRIVATIZIMI I NHT „RIVIERA E ULQINIT”

Riviera e Ulqinit, Ulcinjska rivijera

Nga Qeveria e Malit të Zi është paralajmëruar që këtë vit mund të vijë deri tek privatizimi i Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit”. Kjo kompani më e madhe hotelerike në Ulqin tash tre herë ishte e ofruar në tender, por ato kanë dështuar. Arsyeja është se prona me të cilën menaxhon kjo kompani gjendet në pronësi shtetërore dhe duhet të ... Read More »

Trupi i ri i Qeverisë: ASNJË ULQINAK NË KËSHILLIN PËR TURIZËM

Vlada, Qeveria

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e fundit ka formuar Këshillin për përcjelljen e zhvillimit turistik, si dhe për përgatitjen dhe përcjelljen e sezonave turistike, në krye të cilit do të jetë Millo Gjukanoviq. Përveç tij në atë trup ka edhe 27 anëtarë tjerë dhe asnjëri nga ato nuk është nga Ulqini. Në atë trup, përndryshe, ka dhe përfaqësues ... Read More »

Scroll To Top