Thursday , August 24 2017
Lajmi i fundit

Tag Archives: Rasti K1

Feed Subscription

Rasti K1: ÇDO GJË NISI RISHTAS

Privredni sud, Gjykata ekonomike

Para gjykatës ekonomike në Podgoricë të hënën është mbajtur seanca gjyqësore në “rastin K1”. Gjyqtari Borjanka Zogoviq ka thënë se në këtë kontest, të cilin “Rekreatursi”, gjegjësisht “Atlas grupi” po e bënë kundër Komunës së Ulqinit, shqyrtimi kryesor do të nis nga fillimi. Ajo theksoi faktin që tre herë deri tani është hedhur poshtë vendimi në rastin i cili zgjat ... Read More »

“Rasti K1”: GJYKIMI NË GJYQIN EKONOMIK MË 5 TETOR

Privredni sud, Gjykata ekonomike

Para Gjykatës ekonomike në Podgoricë më 5 tetor është caktuar gjykimi në rastin e njohur “K1”. Për të parën herë këtë lëndë do ta gjykojë Borjanka Zogoviq, sepse në fillim të prillit kryetari i Gjykatës ekonomike Bllazho Jovaniq ka pranuar kërkesën e mbrojtësit të komunës së Ulqinit për përjashtimin e gjykatëses Millica Popoviq. Ato po ashtu janë të bindur se ... Read More »

Medenica iu përgjigj Abazoviqit dhe Gjurashkoviqes: “K1” DO TA GJYKOJË ZOGOVIQ

Medenica pergjigja

Kryetarja e Gjykatës supreme të Malit të Zi Vesna Medenica ka njoftuar deputetët Dritan Abazoviq dhe dr. Lilana Gjurashkoviq se rastin “K1” në të ardhmen do ta gjykojë gjykatësja e Gjyqit ekonomik Borjanka Zogoviq. Abazoviq dhe Gjurashkoviq më herët e njoftuan Medenicen me sjelljen e gjyqtares Millica Popoviq, si dhe përsëritën qëndrimin  avokatëve të komunës së Ulqinit se Gjykata ekonomike ... Read More »

Gjykata ekonomike: “RASTI K1” PO BËHET SKANDAL

Privredni sud, Gjykata ekonomike

Mbasi që të enjten njëri nga avokatët e komunës së Ulqinit në rastin “K1” Filip Jovoviq i dorëzoi Gjykatës ekonomike në Podgoricë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Millica Popoviq, ajo në seancën e cila duhet të mbahej të premten tha se për këtë gjë do të deklarohet kryetari i kësaj instance gjyqësore. Jovoviq në këtë akt tha se gjykatësi i ... Read More »

Rasti K1: AVOKATI I MBROJTJES DORËZOI KËRKESËN PËR PËRJASHTIM TË GJYQTARIT

Privredni sud, Gjykata ekonomike

Një nga avokatët e komunës së Ulqinit në rastin “K1” Filip Jovoviq ka dorëzuar sot në Gjykatën ekonomike në Podgoricë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Milica Popoviq e cila gjykon këtë lëndë. Ai në këtë akti ka shkruar se gjykatësja po tejkalon kompetencat sepse gjykon në llojin e kontestit për të cilin është kompetent Gjyqi themelor në Ulqini. Dje, në ... Read More »

Kthesë në rastin K1: GJYKATA EKONOMIKE JOKOMPETENTE!?

Sud, Sudija, Tuzilastvo, Cekic

Gjykatësi i Gjykatës ekonomike në Podgoricë Milica Popoviq ka shtyrë sot për datën 6 mars seancën e re për rastin e njohur si K1. Ky vendim është arsyetuar me qëndrimin se në seancën e sotme nuk mund të ishte i pranishëm eksperti financiar Predrag Hajdukoviq. Në këtë gjykim mbrojtësi i autorizuar i komunës së Ulqinit, avokati Filip Jovoviq, ka theksuar ... Read More »

Gjykata ekonomike: NESËR VAZHDIMI I GJYKIMIT PËR „K1“

Dusko Knezevic

Në Gjykatën ekonomike në Podgoricë nesër do të vazhdojë gjykimi në rastin e njohur me emrin „K1“, të cilin Atlas grupi e drejton kundër komunës së Ulqinit. Grupi i biznesmenit Dushko Knezheviq kërkon 10,5 milion euro nga komuna e Ulqinit për shkak të dëmit i cili është bërë me prishjen e rreth 700 shtëpizave të cilat para 35 viteve në ... Read More »

Gjykata ekonomike: GJYKIMI VAZHDON ME 3 DHJETOR

Privredni sud, Gjykata ekonomike

Në Gjykatën ekonomike në Podgoricë sot ka vazhduar gjykimi për rastin K1. Sot dëshmoi eksperti i fushës së financave Predrag Hajdukoviq, ndërsa në tjetrin, i cili do të mbahet me 3 dhjetor, do të ftohet dëshmitari Janko Jankoviq. Në gjykim ishin të pranishëm deputetët Dritan Abazoviq dhe Genci Nimanbegu, si dhe nënkryetari i Komunës Safet Beci. Read More »

KK: JASHTËZAKONSHËM „PËR RASTIN K1”?

Komuna e Ulqinit, Opstina Ulcinj

Parlamenti lokal në Ulqin duhet të mblidhet jashtëzakonisht për “rastin K1”, mëson Portali Ul-info. Drejtuesit e disa partive të koalicionit qeverisësë janë të bindur që ky është hap i mirë në sensibilizimin e mëtejmë të opinionit rreth këtij skandali, duke i paraprirë gjykimin në Gjyqin ekonomik në Podgoricë i cili do të vazhdojë me 20 tetor. Për prishjen e vendbanimit ... Read More »

Scroll To Top