Sunday , July 5 2020
Lajmi i fundit

Tag Archives: ullishta

Feed Subscription

Dispozita mesjetare në Ulqin: TË RINJTË DUHET TË MBJELLIN 60 ULLINJ

Vaji i ullirit, Maslinovo Ulje, Ulliri, Maslina

Në Statutin e qytetit të Ulqinit nga viti 1330 qëndron dispozita që të nënshtruarit duhet të mbjellin dhe kultivojnë ullinjtë, si dhe që fidanët e kësaj bime të bekuar nuk guxon të eksportohen. Këtë dru të shenjtë askush nuk guxon ta presë, ndërsa mbjellja e tij ishte – vepër e pëlqyeshme për Perëndinë. Për këtë arsye gjatë mesjetës në Ulqin ... Read More »

Alarm: ULLISHTAT NË RREZIK NGA BAKTERI I RREZIKSHME

Bakteri ne ullinj

Nëse Xylella fastidiosa, bakteri fitopogen nga Italia kalon përtej Adriatikut, Kroacia do të mbes pa ullishta dhe vaj ullirit, shkruan “Slobodna Dalmacia”. Në Istria është vërejtur tharja e degëve në ullinj, por akoma nuk është vërtetuar a bëhet fjalë për bakterin e rrezikshëm nga i cili frikësohen ullishtarët nga e gjithë BE-ja, apo kemi të bëjmë me diç tjetër. Xyllella ... Read More »

Iniciativa: FORMOHET SHOQATA NACIONALE E ULLISHTARËVE

Shoqatat të cilat grumbullojnë ullishtarët nga Ulqini, Tivari, Budva dhe Boka e Kotorrit kanë nisur iniciativën për formimin e shoqatës nacionale të ullishtarëve, mëson Portali UL-info. Kjo është, siç thekson burimi ynë, kërkesë e vazhdueshme e Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, me të cilën shumica e shoqatave kanë bashkëpunim të dobët. E që kjo iniciativë është me të vërtet ... Read More »

Iniciativa e re: KLASTER I PRODHUESVE TË VAJIT TË ULLIRIT

Ulliri, Maslina

Mbasi që ekspertët nga turqia do të vërtetojnë vjetërsinë e saktë të 50 trungjeve të ullinjve të moçëm në zonën e Ulqinit dhe Tivarit, do të niset me realizimin e projektit të krijimit të klasterëve të prodhuesve të vajit të ullirit në këto hapësira, mëson Portali UL-info. Zona e Ulqinit dhe Tivarit është e njohur si zonë ullishtarie ku prodhohet ... Read More »

Ullishta e Ulqinit: TRUNGJET ME TË VJETËR SE 1,5 MIJË VJET

Ullini 1

Javën e kaluar në Ulqin për tre ditë kanë qëndruar ekspertët nga Turqia të cilët përcaktonin vjetërsinë e disa dhjetëra trungje në Ullishtën tonë. Nëse vërtetohet, e shanset janë që kjo të ndodh, se këtu ka disa trungje më të vjetër se 1,5 mijë vjet, do të njihemi në nivel Europian. Është e nevojshme që përveç vjetërsisë të hulumtohen dhe ... Read More »

Ulliri: BREND I ULQINIT TASH 2,5 MIJËVJEÇAR

Valdanos,

Ulliri është druri më i njohur dhe më i shenjtë i civilizimit tonë, ndërsa vaji i tij është drita dhe shëndeti i jetës tonë. Në të kaluarën vaji është përdorur për rite fetare, si lëndë djegëse për kandila, mjet për masazh të mbretërve dhe perandorëve, madje edhe si para. Sesa është cilësor druri i ullirit e tregon fakti që ai ... Read More »

Cakuli: NUK DO TË MBLEDH GATI ASGJË NGA 200 ULLINJ

Kryetari i Shoqatës së ullishtarëve “Valdanos” Xhaudet Cakuli ka thënë që koha e keqe dhe dëmtuesit kanë bërë që edhe kjo vjet për ullishtar të jetë e dobët. Ai për Portal Analitika tha që janë mbledhur shumë pak fryte, sepse kokrrat kanë rënë para se janë pjekur. “Sikur të kishte fryte këto ditë do të ishin të shkëlqyera për mbledhje, ... Read More »

Kuvendi i MZ: TË MËRKURËN LIGJI PËR ULLISHTARI

Ulliri, Maslina, Ullishta, Maslinada

Kuvendi i Malit të Zi do të shqyrtojë të mërkurën Propozim ligjin për ullishtari. Me këtë akt, siç shpjegoi ministri i bujqësisë Petar Ivanoviq, është futur definicioni i ullishtës, gjegjësisht që bëhet fjalë për sipërfaqe minimale prej 0,5 hektar dhe numrin minimal të trungjeve 200 për hektar. Me ligj është parashikuar dhe regjistri i ullishtarëve, si dhe kategorizimi i vajit ... Read More »

Valdanos: ME RASTIN ËSHTË NJOFTUAR MINISTRI I FINANCAVE

Valdanos

Delegacioni i Shoqatës për mbrojtjen e pronës private në Valdanos, të cilin e përbënin kryetari Luka Gjakonoviq dhe anëtarët Mustafë Çapuni, Xhemal Haxhibeti, Basri Dervishi dhe Latif-Avdo Gorana, ka folur sot në Podgoricë me ministrin e financave në Qeverinë e Malit të Zi Radoje Zhugiq. Takimi është mbajtur në iniciativën e deputetit të Forcës së re demokratike Genci Nimanbegu. Anëtarët ... Read More »

Sipas vlerësimeve të para: DO TË JETË VIT I MIRË NË ULLISHTË

Ullishtarët e Ulqinit janë shumë të inkurajuar me gjendjen në Ullishtë mbas dimrit i cili ishte njëri nga më të butit në 100 vitet e fundit. “Siç duket, ky vit mund të jetë shumë i mirë. Ullinjtë janë në top formë”, tha anëtari i Këshillit drejtues të Shoqatës së ullishtarëve Edin Buzuku. Ai shtoi që shpreson që çdo gjë do ... Read More »

Scroll To Top