Friday , December 13 2019
Lajmi i fundit

Tag Archives: Ulqin

Feed Subscription

SUKUBINË-MURIQAN: Kalimi i kufirit bëhet më i lehtë

Delegacioni i ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë do të flasin të martën dhe të mërkurën për lehtësimin e kalimit të kufirit shtetëror në vendkalimin Sukubinë-Muriqan, sidomos për qytetarët e këtyre dy shteteve . Pritet arritja e marrëveshjes konkrete, e cila do të vlente gjatë këtij sezoni. Kjo pikë kufitarë është, përndryshe, kalimi i parë ... Read More »

AKADEMIA POLICORE: Dëshirojnë më shumë shqiptarë

“Eksperiencat e deritashme me rastin e lajmërimit të kandidatëve, si dhe statistika, analiza krahasuese si dhe zhvillimi i plotë i procesit të regrutimit dhe përzgjedhjes tregon që duke shikuar proporcionalisht në krahasim me numrin e përgjithshëm të kandidatëve, lajmërohen numër i pamjaftueshëm i përfaqësuesve të popujve pakicë në Mal të Zi”, thuhet në letrën të cilën Akademia policore e Danillovgradit ... Read More »

Rritet çmimi i rrymës

Rryma elektrike, Struja

Nga 1 gushti i këtij viti çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë në Mal të Zi do të rritet, vetëm ngelet të definohet sa do të jetë rritja. Për këtë do të vendos rregullatori, mbas analizës së të ardhurave të kompanive energjetike që po bëhet pikërisht tani. Sipas njoftimeve preliminare nga agjencia për energjetikë, çmimi i rrymës do të jetë ... Read More »

KARAMANAGA: Objekti në pjesën e poshtme të Qytetit të vjetër pikë e zezë

Shoqata e miqve dhe admiruesve të Qytetit të vjetër “Kalaja” ftoi organet kompetente që më në fund të gjejnë pronarin e objektit në pjesën e poshtme të hapësirës unike arkitektonike. “Ky objekt ka prishur plotësisht pamjen dhe ambientin e Qytetit të vjetër, kështu që organet kompetente të komunës së Ulqinit duhet të vendosin për fatin e tij”, theksohet në deklaratën ... Read More »

“Pranvera në Anë të Malit”: U mbajt Dita e sportit

Shoqata Ora

Në kuadër të manifestimit tradicional “Pranvera në Anë të Malit”, të dielën u mbajt Dita e sportit, ku janë zhvilluar gara në disa sporte. Në garat në vrapim në shtegun Qendra e Katërkollës – Stadiumi i Shasit triumfoi Ardit Jahaj, në turneun e Shahut Gani Bisha dhe në turneun e ping pongut, i riu Edon Pulti. Fitues në volejboll u ... Read More »

MOTORIADA: Defile pavarësisht nga shiu

Takimi i pestë, tashmë tradicional, i admiruesve të motorëve nga regjioni “Motoriada Ulqin 2013” u organizua këtë fundjavë. Në plazhin Safari u mblodhën disa qindra bajkera nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Sllovenia. Për pjesëmarrësit e manifestimit janë organizuar ekskursione, koncerte të muzikës rrok dhe moto lojëra, si tërheqja e litarit, pirja e ... Read More »

GJUKANOVIQ: Plazhi i madh në pritje

“Plazhi i madh në këtë moment është, siç duket, kafshatë e madhe për investitorët ndërkombëtar”, deklaroi kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq. Ai tha që në kohën e ekspansionit ekonomik, rreth referendumit, partnerët nga Emiratet, së bashku me planifikuesit britanik, pohonin që në këtë lokalitet mund të investohet madje 26 miliard dollar. “Ky është dukshëm investim tepër i madh ... Read More »

U shpëtua peshkarexha shqiptare

Tre peshkatar shqiptar dhe peshkarexha e tyre “Luar” janë shpëtuar të shtunën nga fundosja me aksion efikas të Shërbimit të Malit të Zi, përgjegjës për siguri në det, shkruajnë ”Vijesti”. Peshkatarët i lajmëruan rojës bregdetare që jo larg nga Kruçi, katër kilometër nga bregu, uji i depërton në anije e tyre, të gjatë 28 metër dhe të rëndë 70 ton. ... Read More »

GJYLIE PELINGU KONCERT NË SHKODËR

Sopranoja ulqinake tash më e njohur Gjylie Pelingu (21), sot jep koncertin e diplomës në Sallën e koncerteve të Shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Shkodër. Nën drejtimin e pedagogut Manjola Nallbani në programin e Gjylijes do të jenë Mozarti, Verdi, Shuberti, Puçini, Dvorzhak … Pelingu është duke përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe do të jetë ... Read More »

KOMUNA E ULQINIT: Marrëveshje për rregullimin e qendrës së Katërkollës

Gjatë këtyre ditëve është duke përfunduar pjesa e dytë e segmentit rrugor Sukubinë-Ulqin nga udhëkryqi  i Katërkollës e deri në Krythë. Në kuadër të realizimit të këtij projekti, Komuna e Ulqinit ka propozuar një projekt shtesë për standardizimin e kësaj rruge në pjesën e qendrës së Katërkollës. Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu të shtunën ka nënshkruar marrëveshje ... Read More »

Scroll To Top