Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Tag Archives: Xhamia e detareve

Feed Subscription

Xhamia e detarëve: RIPAROHET MAJA E MINARES

Xhamia

Mbas gati shtatë muajsh është riparuar maja e Xhamisë së detarëve në Ranë. Skuadra e specializuar e kompanisë nga Tivari “Kalamper” vuri tani rrufepritës më cilësor seç ishte më herët. Maja e minares të kësaj xhami, e cila është rindërtuar në vitin 2011, është prishur nga goditja e rrufesë në nëntor të vitit të kaluar. Read More »

VAKËFI I ULQINIT

Arkiv, Arhiva

Vakëfi i Ulqinit kishte rreth tre mijë rrënjë ullinj. Nga ky numër vakëfit kanë shfrytëzuar pak më shumë se gjysmën, derisa pjesa e mbetur e ullinjve iu është dhënë imamëve si pagesë për kryerjen e riteve fetare. Disa xhami janë mbajtur me qiradhënien e disa dyqaneve në Çarshi. Xhamia e detarëve, të cilën e ndërtoi Ibrahim-pashë Bushatlliu, kishte katër dyqane ... Read More »

MBI XHAMINË E DETARËVE

Xhaminë e detarëve në Ranë e ndërtoi rreth vitit 1798 pashai i Shkodrës, Ibrahim Bushatliu, vëllai i të famshmit Mahmud-pashës. Ky objekt monumental fetar është ndërtuar në shenjë falënderimi Zotit, sepse në betejën e Krusesë, në vitin 1796, kur vëllai i tij u vra, dhe Ibrahim-pasha ishte plagosur rëndë. Nga vdekja e sigurt e ka shpëtuar prifti ortodoks në ushtrinë ... Read More »

TRE SHISHE NË MINAREN E XHAMISË SË DETARËVE!?

Xhamia e detareve, Dzamija pomoraca, Arkivi, Arhiva

Udhërrëfyesi i njohur gjerman Friedrich Poths-Wegner ka kaluar nëpër Ulqin në fund të shekullit 19 dhe për këtë ka shkruar një kapitull në librin e vet “Kreuz und Querfahrten: Dalmatien, Montenegro und Albanien”, e cila u botua në Berlin në vitin 1897. Për lexuesit tanë do ta ndajmë një episod interesant. Duke u ulur në mëngjes nga Kalaja në Ranë ... Read More »

Nga rrufeja: PJESËRISHT U DËMTUA MINARJA E XHAMISË SË DETARËVE

Xhamia e detareve, Dzamija pomoraca

Maja e minares në Xhaminë e detarëve në Ranë në natën në mes të hënës dhe të martës ka pësuar dëmtim të pjesërishëm. Nga Bashkësia islame na deklaruan që ekziston rrufepritësi në xhami, por është e qartë që nuk ishte funksional. “Analizat e mëvonshme do të tregojnë cilat ishin arsyet për këtë aksident”, thanë nga ky institucion. Përndryshe, disa pronarë ... Read More »

BASHKËSIA ISLAME: Gurthemeli për medrese

Xhamia e Pashes, Pasina Dzamija

Të dielën, me 9 qershor, do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e Medresesë për femra (shkolla e mesme) në fushën e Ulqinit. Në kuadër të këtij kompleks, siç planifikohet, do të gjendet dhe xhamia e cila do të mund të pranoj mbi 500 veta, si dhe gasulhana. Të njëjtën ditë do të shënohet njëvjetori rindërtimit të Xhamisë së detarëve në ... Read More »

Scroll To Top