Me ministrin e bujqësisë Aleksandar Stijoviq dhe drejtorin e të Mirave Detare Mladen Mikijel, vizitë në Adën e Bunës.
Ada e Bunës është një tërësi unike natyrore me të cilën Ulqini njihet botërisht. Materiali i nxjerrë nga gryka e degës së djathtë të lumit Buna të përdoret për të ruajtur Adën dhe rëra e nxjerrë të përdoret ekskluzivisht për të ushqyer pjesën e eroduar të plazhit.
Ministrin Stijoviq e informova me kërkesat e prodhuesve dhe amvisërive bujqësore, si dhe nevojën për t’i mbështetur ata në një kohë kur biznesi i tyre është i rrezikuar.
Drejtorit Mikijel ja shpreha nevojën për përfshirje më aktive të MD në përgatitjen e sezonit turistik si dhe gjendjen e projekteve të planifikuara për Ulqin.