Taksa e banimit: RRITET KONTROLLI I LAJMËRIMIT NË TERREN DHE NË SUKUBINË

Taksa e banimit, Boravisna taksaZyrtarët e organeve shtetërore dhe të Komunës dhe inspektorati kanë rritur kontrollin e lajmërimit të mysafirëve në territorin e Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Siç paralajmërohet, kontrollet po bëhen edhe në pikën kufitare në Sukubinë, nga ana e përfaqësuesve të Policisë Kufitare.

Nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit vlerësuan se pagesa e taksës së banimit për vite me radhë është më e ulëta në Ulqin dhe se nevojitet angazhimi shtesë i inspekorateve dhe i policisë për vjeljen më të mirë të këtyre të ardhurave.

Nga Organizata Turistike e Ulqinit apeluan tek qiradhënësit e akomodimit që të lajmërojnë mysafirët e vet. “Ne nuk dëshirojmë që ato të dënohen, sepse nuk kemi dobi nga gjobitja. Ndërsa çmimi i taksës së banimit në Ulqin, me vlerë 70 cent në ditë, është më i ulëti në Bregdet”, pohuan nga ky institucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…