Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

Të dhënat: ÇDO I PESTI ULQINAK I PAPUNËSUAR

Panorama Ulcinj, UlqinNë Mal të Zi në evidencë të Entit për punësim janë gati 50 mijë persona, ose 10 mijë më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Kjo do të thotë se shkalla zyrtare e papunësisë është 21,5 për qind.

Në Ulqin ajo është mbi 22 përqind. Tetë vite më parë në këtë komunë u evidentuan rreth nëntë përqind të atyre që kërkonin punë, gjersa në vitin 2012 kjo përqindje u rrit në 13,6 përqind.

Ulqini është e vetmja komunë në Bregdet ku shkalla e papunësisë është më e lartë se mesatarja në nivel shtetëror.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top