Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Të dielën: AMBASADORI TURK VIZITOI BI

Mehmet Nijazi TanilirAmbasadori i Republikës së Turqisë në Mal të Zi Mehmet Nijazi Tanilir ka vizituar të dielën Bashkësisë islame në Ulqin. Së bashku me të ishte dhe Teufik Jaziçioglu, koordinatori i Dijanetit për Mal të Zi ( institucioni i Republikës së Turqisë që merret me çështje fetare).

Ambasadori ka vizituar të gjithë objektet fetare në qytet dhe ka biseduar me përfaqësuesit e këtij institucion mbi rinovimin e këtyre objekteve. Për momentin, siç theksoi, prioritet është rikonstruktimi i Xhamisë së Namazgjasë, e cila ndodhet në qendër të Ulqinit.

Nikoqirët i treguan diplomatit turk për gjendjen veçanërisht të keq në të cilën ndodhen Shtëpia e Pashës dhe ndërtesa e Beledijes (ish komuna e qytetit).

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top