Thursday , December 13 2018
Lajmi i fundit

Të dielën: Edicioni i 7-të i Maratonës së Pavarësisë Ulqin-Shkodër

maratona logoPër të shtatin vit me radhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Ulqin–Shkodër, të dielën, më 25 nëntor 2018.

Këtë vit maratona zhvillohet në relacionin Ulqin-Shkodër, ndërsa nisja bëhet në orën 9:00, përballë godinës së Komunës së Ulqinit. Caku përfundimtar do të jetë Shkodra, përballë godinës së Bashkisë së këtij qyteti, saktëson njoftimi për media i organizatorit.

Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe popujt e vendeve të ndryshme.

Pjesë e këtij manifestimi sportiv do të jenë edhe fëmijët dhe nxënësit e shkollave dhe klubeve sportive të Ulqinit, të cilët do t’u bashkëngjiten maratonistëve.

Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Regjistrimi mund të bëhet online përmes webfaqes http://marathon-ulsh.org/ .

Të interesuarit mund të paraqiten edhe nëpërmjet adresave të e-maileve: knsh@t-com.me dhe kksh.mn@gmail.com .

Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tri vendet e para në kategorinë e femrave dhe tri vendet e para në kategorinë e meshkujve.

Maratona Ulqin-Shkodër ka filluar në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, dhe është unike pasi që simbolizon bashkimin e dy qyteteve dhe dy vendeve, rikujton njoftimi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top