Monday , September 16 2019
Lajmi i fundit

Të dielën fillojnë “Ditët e bamjeve”: KJO BIMË E MAGJISHME DO TË BËHET BRENDI YNË

Bamije, BamjeManifestimi “Ditët e bamjeve” mbahet me 18.08. dhe 19.08.2019 në hotelin “Pallati Venecia”, në Kalanë e Ulqinit – në sheshin e Servantesit, njoftohet nga ky hotel.

“Pallati Venecia” e organizon këtë manifestim në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit.

“Më vjen mirë që edhe në institucionet komunale kanë kuptuar se nga kjo bimë e magjishme mund të krijojmë brend”, tha pronari i hotelit Gani Resulbegoviq.

Është theksuar se të pranishmit do të kenë degustim falas të bamjeve dhe program të begatë kulturo-artistik.

Manifestimi fillon në ora 20:00 dhe do të zgjasë deri në mesnatë.

Është paralajmëruar që natën e parë (të dielën, me 18.08.) mysafirët do ti argëtojë këngëtari i njohur Sllobodan Kovaçeviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top