Tuesday , March 31 2020
Lajmi i fundit

Të dielën, më 15 qershor: TË GJITHË NË RUMI

Vrsuta,_pohled_na_V_-Rumija_(1593_m)Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” më datën 15 qershor organizon Daljen tradicionale në majen e Rumisë. Nisja nga Ulqini do të bëhet në orën 4.00, kurse nga fshati Brisku Naltë në orën 6.00.

“Të gjithë pjesëmarrësit që do të na bashkëngjiten të përgatisin veshmbathje të përshtatshme dhe të marrin sasi të nevojshme ushqimi dhe së paku katër litra ujë. POROSISIM që gjysmën e sasisë së ujit ta ruajnë për zbritje nga mali.
Gjithashtu, lusim të gjithë bashkudhëtarët që të respektojnë udhëzimet e udhërrëfyesve, të ndjekin hapin e më të “dobëtit” dhe të ndihmojnë njëri tjetrin, në rast nevoje.
Kërkojmë që SECILI të mbajë përgjegjësi personale për çdo gjë që mund të u ndodhë gjatë rrugës. Për personat jo të moshës madhore, përgjegjësinë ta mbajnë prindërit apo shoqëruesit personal të tyre.
Po ashtu u ftojmë që të ruani ambientin që dmth. mbetjet e padekompozueshme të mos hidhen në natyrë por të merren me vete dhe të kthehen në vendnisjen tuaj. Në ditët në vijim do tu informojmë edhe për mundësinë e udhëtimit të organizuar me autobus, si dhe informata të tjera”, thuhet në kumtesë të Shoqatës “Rumia”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top