Monday , May 28 2018
Lajmi i fundit

Të dielën: ME BIÇIKLETË NË SHKODËR

Me-biciklete-ne-shkoderPër të katërtin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini kësaj të diele me 08.04.2018, do të organizojë aktivitetin sportivo – rekreativ ”Me biçikletë në Shkodër”. Këtë vit ky aktivitet përkon edhe me Ditën e Ulqinit dhe në këtë mënyrë kemi një aktivitet më shumë për nder të kësaj feste, kështu mësohet nga Shoqata ”PROMUL”.

Këtë vit në organizim do të jetë bashkëpjesmarrëse edhe SHB ”Rumia” nga qyteti jonë.

Detajet e aktivitetit të këtij viti
Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit e viteve të kaluara.
Për të gjithë amatorët e çiklizmit që të dielen e kanë të lirë dhe mendojnë që të na bashkangjiten më poshtë mund të lexoni detajet e aktivitetit.

Ora
7:30 Grumbullimi te Pizzeria Papillon në Ulqin,

8:00 Nisja për në Shkodër (transport me automjete deri ne Krythë për shkak të punimeve në rrugë),

9:00 Takimi ma pjesën e tjetër të grupit te Rrethrrotullimi në Krythë
9:30 Takimi ma pjesën e tjetër të grupit në Katërkollë (pika e karburantit te kryqëzimi Sukubinë – Ostros)

10:00 Takimi ma pjesën e tjetër të grupit në Sukubinë (Te pusi)
11:00 Mbërritja në Shkodër,

12:00 Nisja për në Shirokë,

12:30-14:00 Qendrim dhe pushim në pikën e bukur turistike të Shirokës,

14:00 Nisja për në Ulqin,

17:00 Mbërritja në Ulqin.

Gjatë rrugës në të dy drejtime do të kemi ndalesa të shpeshta për pushim. Të gjithë pjesëmarrësit iu rekomandohet të marrin ujë dhe ushqim me vehte. Poashtu mos të harrohet leternjoftimi.
Në fund ju bëmë ftesë të gjithë njerëzve që kanë biçikletë (nëse nuk kanë të huazojnë një) dhe të na bashkangjiten në këtë aktivitet të bukur rekreativo-sportiv. Përvoja e viteve të kaluar është shumë e bukur. Shpresojmë që njëjtë do të jetë edhe këtë vit.
Edhe diçka, koha do të jetë shumë e bukur.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top