Sunday , November 19 2017
Lajmi i fundit

Të dielën: PËRURIMI I LIBRAVE TË MR. RIZA REXHËS

riza-rexhaShoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të bëjë përurimin e librave “Ulcinj za vrijeme Albanske Prizrenske lige 1878-1881” dhe “Ulcinj i politika Crne Gore 1881-1912” të mr. Riza Rexhës.

Përurimi do të mbahet me rastin e 1-vjetorit të vdekjes së autorit, ditën e diel, më 12 nëntor 2017, ora 18.00, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin.

Riza Rexha lindi me 7 shkurt të vitit 1935, në fshatin Këllezën në Ulqin. Në vitin 1964 regjistrohet në Fakultetin filozofik në Prishtinë, në degën e historisë, ku merr diplomën e profesorit në vitin 1968. Nga shtatori i vitit 1968 deri në muajin maj të vitit 1980 jep mësim në shkollën e mesme në Ulqin. Më pas, nga viti 1980 deri sa del në pension, në vitin 1991, ka punuar në Bashkësinë dhe qeverisjen e interesit në Ulqin. Krahas punës edukativo-arsimore është marrë edhe me punë shkencore. Puna shkencore është kurorëzuar me mbrojtjen e tezës së magjistraturës me titull “Ulqini 1918-1945”. Ka marrë pjesë në sesione dhe simpoziume të ndryshme shkencore në hapësirën etnogjeografike shqiptare, ku është paraqitur me kumtesa të suksesshme nga fusha e historisë. Ka botuar dy libra monumental, jo vetëm për Shqiptarët në Mal të Zi, por edhe për Shqiptarët në përgjithësi dhe ato janë “Ulqini në vitet e lidhjes shqiptare të Prizrenit 1878-1881” dhe “Ulqini dhe politika e Malit të Zi 1881-1912“, që të dyja të botuara nga “Art Club”. Është laureat i shpërblimit të “Art Clubit” për vitin 1998. Duke vlerësuar lartë punën edukativo-arsimore, por edhe atë si studiues, në vitin 2014 Kuvendi i Komunës së Ulqinit i jep dekoratën më të lartë “Mirënjohja e Ulqinit”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top