Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Të dielën: SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E MUZEVE DHE NATA E MUZEVE

Muzej, MuzeumiSot më 19 Maj 2019, në ora 18:00, Muzeu i Ulqinit shënon Ditën ndërkombëtare të muzeve dhe Natën e Muzeve. Dita ndërkombëtare e muzeve është vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve ICOM. Në kuadër të aktiviteteve të Ditës ndërkombëtare të muzeve shenohet dhe manifestimin Nata e Muzeve.
Data e shenimit të Ditës ndërkombëtare të muzeve është 18 maji. Rreth kësaj date komuniteti i muzeve organizon aktivitete të cilat trajtojnë temën të cilën e cakton Këshilli ndërkombëtar i muzeve. Në ditën e shënimit të Ditës ndërkombëtare të muzeve hyrja është pa pagesë për publikun.
Nata e Muzeve është aktiviteti që ka për qellim promovimin e muzeve jashta orarit standart të tyre dhe për këtë gjatë shënimit të këtij evenimenti muzete punojnë deri në oret e vona te mbrëmjes dhe hyrja është pa pagesë për vizitorët.
Për çdo vit Këshilli ndërkombëtar i muzeve cakton temen e shënimit të Ditës ndërkombëtare të muzeve. Tema e vendosur prej Këshillit ndërkombëtar të muzeve për vitin 2019 është: Muzetë si Qendra Kulturore: e ardhmja e tradites.
Muzeu dhe Galeria Arteve Ulqin për shënimin e Ditës ndërkombetare të muzeve dhe Nates së Muzeve do te jetë i hapur dhe hyrja do të jetë pa pagesë për publikun.
Programi i përgaditur prej Muzeut të Ulqinit për shenimin e Ditës ndërkombëtare të muzeve dhe Natës së Muzeve është si vijon:
– Ekspozitën: Varret princerore te Malit te Zi 3500-2500 para eres re të përgaditur prej Muzeut dhe Galerise se Arteve Podgoricë.
– Muzet si qendra kulturore: ardhmeria e tradites të përgatitur nga Muzeu i Ulqinit.
Ekspozita Varret princerore të Malit te Zi: 3500-2500 para eres re perfaqësojnë kulturën materiale të luajteshme të zbuluar në varret princerore të periudhave parahistorike të harkut kohor 3500-2500 para eres re në Mal të Zi.
Për temen Muzete si qendra kulturore: ardhmeria e traditës do te flitet për rolin e muzeve në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimise kulturore dhe të mirave kulturore për brezat që vijnë duke vën theksin të roli që kanë muzetë për promovimin e dijes dhe vlerës së trashëgimisë kulturore për publikun dhe komunitetin të cilit i përket.
Me veprimtarinë e vet të ruajtes, promovimit dhe popullarizimit te vleres kulturore të trashëgimisë kulturore dhe natyrore muzetë duhet te avancojnë perhapjen e dijeve, mirkuptimit ndërshoqeror dhe ndertimit të paqes.
Jeni të mirsëardhur
Muzeu i Ulqinit

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top