Friday , July 21 2017
Lajmi i fundit

Të enjten: IMAMI I NJOHUR AMERIKAN DO TË LIGJËROJË NË ULQIN

Doktori i njohur i shkencave islamike i cili jeton dhe punon në SHBA, Talal Eid, do të mbajë ligjëratë të enjten, me 20 prill, me fillim në ora 20, në Galerinë e Qendrës për kulturë në Ulqin.

Imam Eid është një studiues i shquar mysliman, teolog, aktivist dhe pedagog për Islamin dhe myslimanët, si edhe raportet midis të krishterëve, hebrenjëve dhe myslimanëve në Amerikën Veriore si dhe përreth globit. Ai promovin njohuritë mbi Islamin nëpërmjet programeve televizive dhe radiofonike në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, si edhe nëpërmjet publikimit të artikujve në revista lokale dhe ndërkombëtare.

Dy president amerikan (Xhorxh W. Bush dhe Barak Obama) e kanë emëruar për Komisioner në Komisionin e Shteteve të Bashkuara mbi Liritë Fetare Ndërkombëtare.

Ardhjen e imam Eid në Mal të Zi e mundësoi Ambasada e SHBA-së në Podgoricë.

Fjalën hyrëse në këtë tribunë do ta mbajë hafiz Sulejman Bugari.
Imam eid Poster

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top