Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Të enjten: MBËRRIN ANIJA PËR HULUMTIME SIZMIKE, NJËKOHËSISHT PETICIONI DHE MARSHI PROTESTUES

Nafta 2Në detin e Ulqinit të enjten, me 1 nëntor do të mbërrijë anija për hulumtime sizmike të konsorciumit italo – rus “Eni – Novatek”, të cilët do të zgjasin 45 ditë.

Nga kompania tjetër e cila fitoi të drejtën që të hulumtojë nëse në nëndetin e Ulqinit ka naftë dhe gaz, ajo greke “Energean Oil & Gas”, njoftuan se hulumtimet sizmike do të fillojnë jo më vonë se për tre muaj.

Përndryshe, një grup i qytetarëve inicioi nënshkrimin e peticionit për vendosjen e moratoriumit për hulumtimet e mëtejme dhe eksploatimin e hidrokarbureve në këtë pjesë të Adriatikut, i cili mund të gjendet në faqen e FB SOS za Montenegro.

Po ashtu, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve në rrezikshmërinë e procesit, ato njoftuan se së shpejti do të organizohet marshi protestues nga Ulqini deri në Herceg Novi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top