Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

TË GJITHË JEMI NJË SKUADËR: Të mërkurën në Ulqin

“Të mërkurën në ora 13 do të dorëzohet një donacion – fushë e re sportive që përdor Shkolla e mesme “Vëllazërim Bashkim” në Ulqin. Ky donacion është pjesë e aksionit të madh Të gjithë jemi një skuadër të cilin e bënë Tv Vijesti me partner”, tha për portalin UL-info ndihmësja e drejtorit të kësaj shtëpie mediatike Marijana Bojaniq.

Ajo tha që ky është aksion i dobishëm për shoqëri gjatë të cilit do të rinovohen fushat e basketbollit të cilat përdoren nga 29 shkolla fillore dhe të mesme në Mal të Zi.

Aksionin Të gjithë jemi një skuadër TV Vijesti e realizon në bashkëpunim me partnerët – “Erste Banka”, Fondacioni “Petroviq Njegosh”, Elektroekonomija e Malit të Zi, “Elan”, firma “Cerovo”, “Neckom”, “Porto Montenegro” dhe “Studio moderna”, Fondacioni për qytetari aktive “FAKT”, si dhe Ministria e arsimit.

Tv Vijesti me këtë aksion, së bashku me partnerët, dëshiron të tregoj në domosdoshmërinë e lidhjes dhe veprimit të përbashkët për të mirën e fëmijëve dhe të rinjve , për kyçjen e tyre më aktive dhe masovike në sport dhe kultivimin e stilit të shëndetshëm të jetës, si dhe popullarizimin i basketbollit si disiplinë rekreative dhe garuese.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top