Thursday , April 26 2018
Lajmi i fundit

Të hënën: AVOKATI I POPULLIT PRANON QYTETARËT NË ULQIN

Shuqko Bakoviq, Suqko BakovicMbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut në Mal të Zi, Shuqko Bakoviq, do të qëndrojë me bashkëpunëtorë të hënën, me 18 dhjetor, në Ulqin, në kuadër të mbajtjes së manifestimit „Ditët e Avokatit të popullit“ (Dani zastitnika), njoftohet Portali Ul-info nga ky institucion.

Siç thuhet, me këtë rast ato do të bisedojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët të cilët mendojnë se u janë shkelur të drejtat dhe liritë me veprimin e organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes vendore, shërbimeve publike dhe bartësve të tjerë të kompetencave publike dhe do të pranojnë ankesat e tyre.

Pranimi i qytetarëve/eve do të organizohet në Qendrën e kulturës (Bibliotekë), pre orës 10:30 deri në 15.

Është e nevojshme që qytetarët e interesuar të sjellin kopjen e dokumentacionit të cilin e posedojnë e që ka të bëjë me ankesën e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top