Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Të hënën Nata e Krishtlindjeve, të martën Krishtlindjet:  PËR KATOLIKËT TRE DITË PUSHIM

krishtlindjetPër faktin se të hënën është Nata e Krishtlindjeve, ndërsa të martën Krishtlindjet Katolike, Ministria e Punës dhe e Përkujdesjes Sociale njoftoi se të punësuarit që i përkasin këtij religjioni do ta kenë të hënën, të martën dhe të mërkurën ditë pushimi.

Në bazë të Ligjit për kremtimin e festave fetare, besimtarët e fesë katolike kanë të drejtë për pushim me pagesë gjatë këtyre tre ditëve.

“Organet shtetërore dhe të vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe ndërmarrjet, si dhe subjektet të tjera të cilët kryejnë veprimtari me interes publik janë të obliguar që ditët e festave të sigurojnë kryerjen e punëve me ndërprerjen e të cilëve mund të shkaktohen pasojat negative për qytetarët ose shtetin”, shtohet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top