Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Të hënën: VAZHDIMI I GJYKIMIT PËR “K1”

Privredni sud, Gjykata ekonomikeNë Gjykatën ekonomike në Podgoricë të hënën do të vazhdojë gjykimi për rastin “K1”.

Paditësi, Atlas grupi i biznesmenit Dushko Knezheviq, kërkon nga komuna e Ulqinit që t’i paguajë madje 10,5 milion euro për dëmin gjoja të shkaktuar, i cili është bërë me prishjen e vendbanimit me apartamente të punëtorëve të Kosovës në Plazhin e madh para më shumë se tre dekada.

Mirëpo, është në pikëpyetje mbajtja e këtij gjykimi, sepse mbrojtësit e komunës nga mesi i javës së kaluar i dorëzuan kësaj gjykate vërejtjen në të cilën thonë se ajo nuk është kompetente për këtë çështje e cila është krijuar nga marrëdhëniet juridike-administrative.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top