Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Të hënën: VAZHDIMI I SEANCËS NË KUVENDIN KOMUNAL TË ULQINIT

Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit e cila është ndaluar me 5 korrik, do të vazhdoj të hënën me diskutimin për raportin e Kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungu për vitin 2012.

Në tri mbledhjet e kaluara ndodhën një sërë ngjarjesh dhe deklaratash të cilat vejnë në pikëpyetje gatishmërinë e pjesëtarëve të koalicionit qeverisës në Parlamentin lokal, sigurisht me përjashtim të Forcës së re demokratike, që ta votojnë këtë raport.

Jo zyrtarisht mësohet që këshilltarët e FORCËS mund të bojkotojnë pikërisht këtë pikë të rendit të ditës. Por, siç thanë juristët për portalin UL-info, për vazhdimin e mbledhjes së filluar dhe ashtu nuk ka nevojë të përcaktohet kuorumi, ndërsa nëse në sallë nuk ka kuorum që të votohet për këtë pikë, kjo do të thotë që Raporti nuk është miratuar.

Po ashtu është e qartë që nga sjellja e Partisë demokratike të socialistëve pas kësaj do të varet si do të zgjidhet kriza e funksionimit të pushtetit lokal në Ulqin.

Funksionarët e shumicës së partive kanë deklaruar që zgjedhjet e reja në vjeshtë do të ishin vendim optimal për dalje nga kjo rrugë qorre në të cilën ndodhet pushteti i tanishëm në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top