Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Të mërkurën: NË SHTATOR FILLON PROJEKTI ME GJERMANËT

Uji, voda, VodacomNë kabinetin e kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka të mërkurën me 30 korrik do të mbahet konferenca për shtyp e cila do të organizohet me rastin e nënshkrimit të Kontratës me Konsultuesin e përzgjedhur në kuadër të Projektit të përkrahjes institucionale të NP “Ujësjellës dhe kanalizime-Ulqin”, është deklaruar për Portalin Ul-info nga “Vodacomi”.

Gazetarëve përveç kryetarit të komunës Fatmir Gjeka do ti drejtohet dhe ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq, drejtori ekzekutiv i Vodakomit Boris Vukoviq dhe drejtori gjeneral i kompanisë gjermane “Sachsenwasser” Juergen Wummel.

Siç theksohet, realizimi i këtij projekt me vlerë prej 971 mijë euro do të fillojë në shtator dhe do të zgjasë tre vite. Gjatë kësaj periudhë, kompania gjermane do t’i jap Ujësjellësit të Ulqinit përkrahje në realizimin e investimeve (rehabilitimi i rrjetit ekzistues dhe ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit, si dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizimit) të cilat do t’i sigurojnë stabilitet financiar kësaj ndërmarrje publike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top