Friday , December 15 2017
Lajmi i fundit

Të mirat detare: AKSION NË ULQIN PËR “DITËN E PLANETIT TOKË”

 

Pylli i Pishave, Borova sumaDita e Planetit Tokë shënohet me aksione ekologjike çdo 22 prill. Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi tashmë tradicionalisht, në bashkëpunim me organizatat lokale joqeveritare, shkollat dhe institucionet tjera organizon aksionin e pastrimit dhe rregullimit të të mirave detare.

Këtë vit në komunë të Ulqinit, të shtunën me 22 prill, në ora 10, NP “Të mirat detare” në bashkëpunim me OJQ “Hapi i gjelbër”, do të realizojë aksionin e pastrimit, kositjes së barit në Pyllin e pishave, nga plazhi “Sapore di mare” deri tek “Plazhi i grave”.

Në aksion do të marrin pjesë vullnetarët nga organizata joqeveritare “Hapi i gjelbër”, OJQ “RDA – UBA”, OJQ “Buna” dhe OJQ “Ul info”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top