Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Të mirat detare dhe “Komunalja”: DO TË DORËZOJNË FATURAT QIRAMARRËSVE

komNga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare dhe NP “Veprimtari komunale” është njoftuar që të enjten u mbajt takimi në të cilin u rakordua që prej nesër përfaqësuesit e ndërmarrjes komunale të Ulqinit me ndihmën e policisë lokale komunale dhe kontrollorit të “Të mirave detare” të dorëzohen faturat dhe vërejtjet para paditjes në adresat e të gjithë qiramarrësve të objekteve në Bunë.

Shtohet që NP “Veprimtari komunale” mbas punës së kryer do të hyjë në procesin e pagesës së detyrimeve nëpërmjet përmbaruesit publik, shpenzimet e të cilit do të shkojnë në barrë të qiramarrësit.

“Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi, më herët ka dërguar njoftimin dhe vërejtjet të gjithë qiramarrësve/shfrytëzuesve të objekteve në brigjet e Bunës për detyrimin e nënshkrimit të kontratës për transportin e mbeturinave me ndërmarrjen lokale komunale, por edhe në detyrimin e respektimit të detyrimeve kontraktuese dhe të gjithë dispozitave logjore të cilët janë në lidhje të drejtëpërdrejtë me shfrytëzimin e të mirave detare”, thuhet në kumtesë.

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top