Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Të Mirat Detare dhe Kryqi i Kuq: ËSHTË E RREZIKSHME LARJA NË GRYKËDERDHJE TË BUNËS

Usce, Gryka, Buna, BojanaNdërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare të Malit të Zi dhe Kryqi i Kuq i Malit të Zi apeluan këto ditë në vizitorët e plazheve që të respektohen rregullat e sjelljes, në radhë të parë për hire të sigurisë si dhe pushimit të këndshëm.

Siç theksohet në kumtesën e përbashkët të të Mirave Detare dhe Kryqit të Kuq të cilën e transmeton CdM, plazhet e rregulluara janë vende në bregdet të cilat ofrojnë të gjithë kushtet e nevojshme plazhistëve dhe turistëve, ndërsa njëri nga kushtet është organizimi i shërbimit të shpëtimit.

“Larja në pjesë tjera të bregut nuk rekomandohet, në veçanti në grykëderdhjen e Bunës ku ekziston rreziku potencial nga rrymat e forta dhe ndryshimet e menjëhershme të thellësisë. Po ashtu, rrymat e forta dhe valet në zonën e Plazhit të Madh dhe Adës së Bunës në Ulqin kërkojnë që plazhistët të jenë në veçanti të kujdesshëm”, paralajmërojnë ato.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top