Sunday , July 22 2018
Lajmi i fundit

Të mirat detare: KOMUNAVE MË PAK MJETE, NJË E PESTA NDËRMARRJEVE PUBLIKE

Predrag JelusicDrejtori i Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare Predrag Jellushiq ka deklaruar se praktika e deritashme e transferimit të mjeteve vetëqeverisjeve vendore nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Prej vitit 2012 kjo ndërmarrje i ka paguar komunave gjysmën e mjeteve të grumbulluara në territorin e vetëqeverisjes së caktuar vendore.

“Në fund të vitit të kaluar Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave publike ka dorëzuar iniciativën për ndryshimin e Ligjit për financimin e vetëqeverisjes vendore, me të cilën propozuam që të ardhurat e deritashme prej 50 për qind nga qiramarrja e të mirave detare të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë transfereruar Komunave me qëllim të mirëmbajtjes gjithëpërfshirëse të rendit komunal në zonën e të mirave detare përmes punës së ndërmarrjeve lokale komunale, të ndahet ashtu që 20 për qind e të ardhurave t’i paguhen drejtpërdrejtë ndërmarrjeve lokale komunale, ndërsa 30 për qind e mbetura Komunave”, deklaroi Jellushiq për Portal Analitika.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top