Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Të Mirat Detare: ME NJOHURIT PROFESIONALE KUNDËR EROZIONIT NË ADË

Ada Bojana, Ada e BunësNë fokusin e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare do të jetë erozioni i bregdetit në zonën e Plazhit të Madh, gjegjësisht në Adë të Bunës, ku pasojat janë serioze, njoftohet nga ky institucion.

“Do të provojmë përmes Rrjetit të agjencive dhe institucioneve të Evropës dhe Mesdheut të cilët administrojnë zonat bregdetare EMCA 2020 dhe përmes memorandumit të nënshkruar me Agjencinë për Mbrojtjen e Bregdetit nga Franca, që të fitojmë njohuri profesionale, në mënyrë që ky problem të zgjidhet në mënyrë sistematike dhe afatgjate”, deklaroi drejtori i NP “Të Mirat Detare” Predrag Jellushiq.

Sipas fjalëve të tija, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur kemi të bëjmë me ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve bregdetare dhe që vija e mbrojtur të largohet nga deti.

„Ajo tani është më aktuale se asnjëherë sepse vala më e lartë e baticës u mat vitin e kaluar dhe kishte lartësi prej 11 metrash“, shtoi Jellushiq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top