Thursday , November 23 2017
Lajmi i fundit

Të mirat detare: NË ULQIN DERI TANI 1,15 MILION EURO TË ARDHURA

Morsko dobroNga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare u njoftua se deri me 1 shtator nga komuna e Ulqinit kishin 1,15 milion euro të ardhura.

Thuhet se në bazë të Ligjit për financimin e vetqeverisjes lokale, 50 për qind e të ardhurave, gjegjësisht 570.673 euro, në mënyrë të drejtpërdrejtë janë paguar Komunës së Ulqinit.

“Këto mjete duhet të dedikohen për financimin e kryerjen e rregullt të veprimtarive komunale në zonën e të mirave detare”, tha për “Vijesti” drejtori i këtij institucioni Predrag Jellushiq.

Sipas fjalëve të tija, për qiramarrjen e plazheve në Ulqin u nënshkruan 43 kontrata, ndërsa për shtëpizat në Bunë 307.

Përndryshe, në brigjet e këtij lumi zyrtarisht janë 573 objekte.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top