Monday , June 25 2018
Lajmi i fundit

Të mirat detare: PLAZHET DO TË JEPEN NË PERIUDHËN PESË VJEÇARE

Plazhi i madh, Velika plaza.Me Ligjin e ri për planifikim hapësinor dhe ndërtim të objekteve është paraparë sjellja e programit pesëvjeçar të vendosjes së objekteve të përkohshme në zonën e të mirave detare, kështu që në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm do të kryhet tenderi për qiradhënien e plazheve në periudhën pesëvjeçare, njoftojnë për “Pobjeda” nga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare të Malit të Zi.
Deri tani plazhet janë qiradhënë për, më së shumti, tre vite.
“Vijon kontrata trevjeçare e cila zgjat sa edhe plani i objekteve me karakter të përkohshëm në zonën e të mirave detare, nga viti 2016 deri në fund të këtij viti”, thanë nga Të mirat detare duke shtuar se me ligj të ri proceset tenderike do të kryhen në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top