Të Mirat Detare: PLAZHI NË ADË TANI ËSHTË 35 METËR I GJERË

IMG-da352f762dc5c2e267d0b5d57d4cad6f-VNga Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare kanë njoftuar se me 18.06.2021 kanë përfunduar punimet urgjente për ndalimin e erozionit të plazhit në pjesën perëndimore të Adës së Bunës.

“Punimet kanë përfshirë mbushjen e plazhit me rërë e cila është nxjerrë gjatë thellimit të lumit Buna viteve të fundit”, tha Omer Bajraktari, koordinatori i Ndërmarrjes Publike për Administrimin e të Mirave Detare për Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Tivarit.

Gjithsej janë shtrirë 35.000 m3 rërë, kështu që momentalisht plazhi ka gjerësi rreth 35 metër dhe gjatësi rreth 300 metër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…