Friday , November 27 2020
Lajmi i fundit

Të Mirat Detare: SHPALLET TENDERI PËR RREGULLIMIN E MOLES SË MADHE

Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare të Malit të Zi shpalli të hënën thirrjen publike për përzgjedhjen e kontraktuesit për rregullimin e “Moles së madhe” – limanit poshtë Kalasë së Ulqinit.

Velika skela, Molja e madhe

Me detyrën projektuese është përfshirë pllakëzimi i tërë sipërfaqes së platosë, vendosja e instalimeve elektrike nëntokësore, heqja e blloqeve të prishura të betonit, heqja e shkallëve të prishura dhe ndërtimi i shkallëve të reja, vendosja e shtyllave të ndriçimit publik, rregullimi hortikulturor dhe vendosja e mobiljeve urbane. Me këtë punë është paraparë edhe rikonstruktimi i tribunës në Molen e madhe dhe organizimi i hapësirës e cila do të jetë e përshtatshme për mbajtjen e manifestimeve të qytetit.Molja e Madhe 1, Velika skela 1

Thirrja publike do të jetë e hapur për 60 ditë, ndërsa kontraktuesi i përzgjedhur do të ketë afat 180 ditë nga dita e fillimit të punimeve që të përfundojë rregullimin e Moles së madhe.

Sipërfaqja e përgjithshme e projektimit është 4600 m2, ndërsa vlera e këtij prokurimi publik, me TVSH, është 810.000 euro. Molja e Madhe, Velika skela

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top