Thursday , July 18 2019
Lajmi i fundit

Të Mirat Detare: SHPËRNGULEN 13 FAMILJE NGA SUKA

IMG_572013 familje nga Ulqini të cilat kanë jetuar në objektet montazh – shtëpiza, në lokacionin e ish hotelit “Jadran” në gadishullin Suka sot janë shpërngulur në objektin e ri banues në vendbanimin Pinjesh.

Për sigurimin e vendit adekuat për jetën e këtyre familjeve, e pastaj edhe valorizimin turistik të lokalitetit në të cilin ishte ish hoteli “Jadran”, NP “Të Mirat Detare” ka financuar ndërtimin e këtij objekti me vlerë 500.000 euro, Komuna e Ulqinit kreu punimet në pajimin komunal të objektit, gjegjësisht punimet e kyçjes së objektit në rrjetin elektrik, atë të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Gjatë shpërnguljes së sotme, e cila është bërë me Vendim për mënyrën e dhënies së njësive banuese të cilin e miratoi Komuna e Ulqinit, ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, kryetari i Këshillit Drejtues të NP “Të Mirat Detare” Xhevdet Cakuli dhe drejtori Predrag Jellushiq me bashkëpunëtorë.

Nga përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit sot është paralajmëruar heqja e objekteve montazh – shtëpizave nga Kepi Suka, duke krijuar më në fund kushtet për valorizimin e këtij lokaliteti në pajtim me dokumentacionin planifikues, thonë nga Të Mirat Detare.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top