Friday , February 22 2019
Lajmi i fundit

Të Mirat detare: TË ARDHURAT VITIN E KALUAR GJASHTË MILION EURO!?

starigradulcinjtoulcinj1Ndërmarrja publike Të Mirat detare përfitoj vitin e kaluar gjashtë milion euro nga dhënia me qira e pjesëve të bregdetit , nga të cilat tre milion euro janë paguar në llogaritë e gjashtë administratave lokale nga Ulqini deri në Herceg Novi.

Drejtori i kësaj ndërmarrje Rajko Baroviq në tubimin vjetor me gazetarë ka thënë që të ardhurat prej gjashtë milion euro nga pagesat prej përdorimit të të mirave detare kanë kontribuar ndjeshëm në plotësimi e arkave shtetërore dhe komunale.

“Me këtë janë siguruar mjetet për investime në bregdet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kapaciteteve turistike të bregdetit malazez. Të ardhurat nga pagesat për shfrytëzimin e të mirave detare ndahen në mënyrë që 50 për qind i takojnë komunave, ndërsa 50 për qind i takojnë ndërmarrjes publike, kjo do të thotë që administratave lokale i kanë takuar tre milion euro. Rezultatet pozitive të ndërmarrjes publike këtë vit, janë të rëndësishëm në kontekstin e gjendjes së përgjithshme financiare në vend dhe bilanceve negative të punës së ndërmarrjeve”, shtoi Baroviq.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top