Wednesday , November 21 2018
Lajmi i fundit

Të Mirat Detare: THIRRJE SHFRYTËZUESVE TË LOKACIONEVE NË BUNË QË TË NËNSHKRUAJNË KONTRATAT

Lumi Buna, Rijeka BojanaNdërmarrja Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare të Malit të Zi me këtë rast njofton pronarët e objekteve të përkohshme të cilët shfrytëzojnë hapësirën/lokalitetet në brigjet e lumit Buna, e të cilët nuk kanë nënshkruar Kontratën për Shfrytëzimin e Të Mirave Detare, gjegjësisht nuk kanë ripërtërirë Kontratën për vitet 2017 dhe 2018, se janë të obliguar që në afatin më të shkurtë ta bëjnë këtë gjë dhe të shlyejnë obligimet për shfrytëzimin e hapësirës për vitet e përmendura.

Në të kundërt, përfundon e drejta e tyre për shfrytëzimin e të mirave detare, pra edhe nevoja që lokacionet për vendosjen e këtyre objekteve të parashihen me Programin e ardhshëm të Lokacioneve të Përkohshme.

Programi për periudhën e ardhshme pesëvjeçare (2019-2023) është në përgatitje, kështu që është e nevojshme që shfrytëzuesit të cilët deri tani nuk i kanë shlyer obligimet e veta ta bëjnë sa më parë dhe të nënshkruajnë Kontratën/Aneksin, në mënyrë që mos të përfundojë e drejta juridike për shfrytëzimin e lokacioneve për vendosjen e objekteve, thuhet në kumtesën e Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Të Mirave Detare e cila i është dërguar Portalit Ul-info.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top