Thursday , September 20 2018
Lajmi i fundit

Të mirat detare: VITIN E KALUAR I PAGUAM KOMUNËS SË ULQINIT 700.000 EURO

EuroNga Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare njoftuan se gjatë vitit të kaluar Komunës së Ulqinit iu pagua mbi 700.000 euro në bazë të kontratës në bazë të të cilës kjo ndërmarrje dhe Komuna i ndajnë të ardhurat e realizuara për pagesën e kompensimit për qiramarrje të të mirave detare.

“Në bazë të kësaj kontrate, në vitin 2017 Komunës së Ulqinit iu transferuan gjithsej 704.841,26 euro, gjersa e njëjta vlerë u parashiua edhe për këtë vit”, theksojnë nga kjo ndërmarrje.

Thuhet se në vitin 2017 dhe 2018 kanë ndarë 250 mijë euro për pjesëmarrje në projektin e kryerjes së punimeve në heqjen e materialit tepricë nga grykëderdhja e djathtë e Bunës, edhe pse kjo nuk është kompetencë e drejtpërdrejt e tyre.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top