Saturday , January 23 2021
Lajmi i fundit

Të mirat detare: ZVOGËLOHEN KONSIDERUESHËM MJETET PËR ULQIN

Ulcinj, Ulqin, PanoramaMe pretekst se nuk mund të realizohen këtë vit, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare në mënyrë të konsiderueshme ka zvogëluar ose ridrejtuar mjetet të cilat më herët ishin të parapara për investime në Ulqin gjatë këtij viti.

Kështu mjetet në shumën prej 20 mijë euro të parapara për përgatitjen e projektit kryesor të portit Kaceme janë ridrejtuar në hulumtimin projektues të revitalizimit të plazheve në Sutomore, Petrovac dhe Budvë.

Janë zvogëluar mjetet edhe për ndërtimin e  pajisjes për nxjerrjen e varkave në pjesën lindore të Plazhit të vogël nga 20 në 15,5 mijë euro, derisa 25 mijë euro për ndërtimin e kësaj pajisje në pjesën perëndimore të Plazhit të vogël janë ridrejtuar diku tjetër.

I vetmi investim i ri të cilin kjo ndërmarrje publike planifikon ta ndërtojë është vendosja e mbrojtësve anësor në rrugën e Limanit për çfarë është parashikuar 22 mijë euro.

3 comments

  1. nuk na mbetet tjeter vetem se te enderrojm me perralla te qeveritareve.

    • Ku isht tesh ku kryetari i bordit te Morsko dobros prej Force? Cfar delesh run aj atje? bela ka ball hallet e veta e nuk i intereson ma Ulqini. Marre e madhe!

  2. Mjaft ma me keta perfaqsues qe tremen prej hijes se vete, qe knaqen me dramsa per vetin e kurgja hiç per popullin. Posht me kete politik pakurrizė!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top