Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Të premten në Galerinë e arteve: EKSPOZITA “TRE LËVIZJE, NJË IDEAL”

EkspozitëTë premten, me 19 Janar, me fillim në ora 19, në Galerinë e arteve të Qendrës së kulturës do të mbahet ekspozitën e fotografive “1 Tetori Përmes Fotografive të Kohës”.

Kjo ekspozitë i kushtohet demonstratës së 1 Tetorit 1997 dhe Lëvizjes Studentore në Kosovë 1997 – 1999 dhe është bërë si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të kësaj lëvizjeje në Kosovë.

Ekspozita është ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Prishtinë, pastaj në Muzeun Kombëtar nëTiranë, në Mësënjëtoren e Parë Shqipe në Korçë dhe pas Ulqinit do të udhëtojë në të tjera vise shqiptare si në Manastir, Shkup, Tetovë, Shkodër dhe eventualisht në Durrës dhe Vlorë.

Pas Prishtinës, Ekspozita është quajtur ‘Tre Lëvizje, Një Ideal’, duke evokuar lëvizjet studentore të viteve ’90-të në botën shqiptare, ku përfshihet Lëvizja e Dhjetorit 1990 në Tiranë dhe Lëvizja Studentore e Universitetit të Tetovës 1994 në Maqedoni.
Per kete arsye në hapje të ekspozitës do te flasin përfaqësuesit e tre lëvizjeve .

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top