Aksioni i madh i pastrimit të rrugëve në Ullishtën e Valdanosit në të cilin do të marrin pjesë institucionet shtetërore dhe lokale fillon nesër.
Në fillim të aksionit të pranishëm do të jenë nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dr. Dritan Abazoviq, ministrja e mbrojtjes Dr. Olivera Injac dhe ai i bujqësisë, pylltarisë dhe ujërave Aleksandar Stijoviq.
Do të jenë të pranishëm edhe oficerët e lartë të Ushtrisë së Malit të Zi, me makinerinë e tyre.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e organizatave të ullishtarëve nga qytetet fqinje.